Sport

FFK tregon se a do të bëhet Shefki Kuqi trajner i Kosovës U-21

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 24 November 2020

Gjatë ditës së martë në mediat vendore është raportuar se Shefki Kuqi do ta marrë drejtimin e kombëtares së Kosovës U21, shkruan Gazeta inFokus.

Ky lajm ka qarkulluar akoma kur trajner është Rafet Prekazi, i cili për shkak të rezultateve të dobëta me shumë gjasë do të shkarkohet.

Lidhur me lajmin se Kuqi do të bëhet trajner i Kosovës U21, ka reaguar FFK-ja, ku ka sqaruar se akoma Komiteti Ekzekutiv nuk është mbledhur për të analizuar punën e ekipeve kombëtare zingjirë.

-Advertisement-

FFK-ja e ka pohuar se Shefki Kuqi i është ofruar atyre për të kontribuar për futbollin kosovar, por krahas tij janë edhe 7-të apo 8-të trajnerë tjerë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për tu bashkuar me ekipet kombëtare.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të FFK-së.

Federata e Futbollit e Kosovës dëshiron të sqarojë opinionin lidhur me raportimet e fundit në media se Shefki Kuqi do të jetë përzgjedhës i ri i Kombëtares U21.

Deri më tash Komiteti Ekzekutiv ende nuk është mbledhur për të analizuar punën e ekipeve kombëtare zingjirë dhe për të diskutuar rreth ndryshimeve eventuale.

Fillimisht do të kërkohet raporti i punës nga menaxherët e ekipeve kombëtare dhe më pas do të ftohen për bisedë trajnerët e secilës grupmoshë.

Sigurisht se aty ku vlerësohet se është e nevojshme të ketë ndryshime do të ndërmerren hapat e duhur, por tash për tash nuk është zhvilluar asnjë takim me asnjë prej emrave që përmenden në media.

Është e vërtetë që Shefki Kuqi ka shprehur interesim për të dhënë kontributin e tij për futbollin e Kosovës, por krahas tij janë edhe 7-8 emra tjerë që po ashtu kanë shprehur interesim për të qenë pjesë e ekipeve kombëtare dhe KE i FFK-së do të analizojë mirë çdo gjë para se të vendosë për hapat konkret./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera