Sport

Federata e Futbollit të Kosovës nuk e dallon futbollin nga basketbolli (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 13 September 2018

Në njoftimin e saj për ndeshjen mes Prishtinës e Gjilanit, Federata e Futbollit të Kosovës, e ka ngatërruar sportin që ajo udhëheq, me baketbollin.

Në këtë njoftim të FFK-së, thuhet se “Ndeshja e mbetur e javës së parë në IPKO Superligën e Kosovës në Basketboll…”.

Pra, FFK-ja bën lëshim, duke përmendur Basketbollin në vend të Futbollit, raporton Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Megjithatë, ky gabim pas pak minutash është përmirësuar.

Ndeshja mes Prishtinës e Gjilanit do të luhet të mërkurën më 19 shtator, në ora 19:45. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera