Lajme

“Familja ime shpëtoi nga tërmeti”, i riu turk në qytetin e rrafshuar: Çfarë ka mbetur pas tragjedisë

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 16 February 2023

35 vjeçari Doğan Özkan një prej vullnetarëve të kërkim-shpëtimit në Antakya të Hatay në Turqi ka dhënë një intervistë për Gazetën Express nga qyteti i rrafshuar pas tërmetit tragjik.

10 ditë pas tragjedisë, Özkan, tregon se ende ka njerëz nën rrënoja. Numri i viktimave është i frikshëm, por pamja e tmerrshme që ka marrë qyteti ka mbjellë trishtim në zemrat dhe sytë e të mbijetuarve.

Nuk ka mbetur asgjë veç dëshpërimit që i ka kapluar të gjithë. Nuk ka asnjë ndërtesë të vetme të shfrytëzueshme pas tërmetit, gjysma e saj është shkatërruar dhe gjysma është dëmtuar në mënyrë që të mos përdoret”, tha ai ndërsa tregoi për reagimet e para të të shpëtuarve nga rrënojat.

-Advertisement-

Gjithçka ndryshoi pasi tërmeti me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt në orën 4:17 të mëngjesit me orën lokale. 35 vjeçari thotë se atë mëngjes për tërmetin ka mësuar nëpërmjet rrjeteve sociale. Kurse familja e tij ndodhej në një zonë që u godit nga tërmeti.

Familja ime ishte në Kajseri në rajonin ku u godit nga tërmeti, por nuk kishte asnjë dëmtim, megjithatë u desh të qëndronin jashtë për 3 ditë për siguri. Unë vetë jetoj në Kastamonu”, shtoi ai për Gazetën Express-Shqipëri.

Jeta në Hatay është paralizuar pasi është një nga 10 qytetet turke të kthyera në fantazmë. Në sytë e të shpëtuarve nga rrënojat, i riu turk, rrëfen se ka mbetur vetëm dëshpërimi. Bilanci i viktimave i ka tejkaluar 31 600 viktimat e shënuara nga tërmeti i vitit 1939, duke e bërë atë të 6 shkurtit, katastrofën më të rëndë në historinë moderne të vendit.

Pyetje përgjigje me Doğan Özkan për Gazetën Express

Ku ndodheshit kur ra tërmeti tragjik dhe si e përjetuat atë?

Dogan Ozkan: Unë vetë jetoj në Kastamonu, për rënien e tërmetit e mësova përmes rrjeteve sociale.

A ka qenë familja juaj në një zonë të prekur?

Dogan Ozkan: Unë jo. Kurse familja ime ishte në Kajseri në rajonin ku u godit nga tërmeti, por nuk kishte asnjë dëmtim, megjithatë u desh të qëndronin jashtë për 3 ditë për siguri.

A keni pasur të afërm të tjerë nën rrënoja ose të plagosur nga tërmeti?

Dogan Ozkan: Nuk kam asnjë të afërm nën rrënoja.

 Ju jeni një nga vullnetarët që punoni pa pushim për të shpëtuar qytetarët nën rrënoja pas tërmetit. Në cilin qytet ndodheni duke dhënë ndihmë?

Dogan Ozkan: Unë momentalisht ndodhem në distriktin Antakya të Hatajit për të ndihmuar vullnetarisht.

 A mund të na tregoni për situatën që shihni me sytë tuaj në këtë zonë?

Dogan Ozkan: Nuk ka mbetur asgjë veç dëshpërimit që i ka kapluar të gjithë. Nuk ka asnjë ndërtesë të vetme të shfrytëzueshme pas tërmetit, gjysma e saj është shkatërruar dhe gjysma është dëmtuar në mënyrë që të mos përdoret.

 Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje?

Dogan Ozkan: Njerëzit e prekur nga tërmeti morën ndihmë me turp dhe ajo që pashë në sytë e tyre ishte ajo që do të ndodhë më pas.

A ka shumë banesa të rrafshuara?

Dogan Ozkan: Pothuajse të gjitha janë të papërdorshme ku jam unë dhe shumica e tyre u shkatërruan nga tërmeti.

A ka shumë të vdekur në këtë zonë?

Dogan Ozkan: Nuk ka një shifër të qartë, mendohet se ka ende njerëz nën rrënoja dhe studimet po vazhdojnë. Në Diyarbakır, Adana, Osmaniye, Gaziantep, Şanlıurfa, Adıyaman, Malatya dhe Hatay, kjo është shifra e raportuar nga zyrtarët burime, ku gjithsej 35 mijë të vdekur.

Sa njerëz thuhet se janë nën rrënoja?

Dogan Ozkan: Unë mendoj se ka shumë njerëz, por nuk dihet se sa.

A ka një shifër se sa njerëz janë shpëtuar deri më tani?

Dogan Ozkan: Sipas burimeve zyrtare thuhet se janë 105 mijë.

A mund të tregoni për disa nga qytetarët që shpëtuat gjatë operacionit të shpëtimit dhe cilat ishin reagimet e tyre të para?

Dogan Ozkan: Ishin 2 fëmijë, nxorëm vëllanë e parë sirian i përlotur për ndihmë, pa u gëzuar se u shpëtua dhe kur u lirua u përqafuan. Ishte ndjesi e mirë.

Sa vullnetarë janë aktualisht në zonën ku po ofroni ndihmë?

Dogan Ozkan: Nuk ka numër të saktë, por 60-70% janë vullnetarë

A keni mjaftueshëm vullnetarë?

Dogan Ozkan: 10 provinca u goditën nga tërmeti dhe nuk u arritën të gjitha menjëherë, po, mund të themi se ishte e pamjaftueshme, duheshin më shumë për t’u përballuar më mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera