Sport

Faleminderit Maestro!

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 13 September 2018

Bekim Isufi nuk është më trajner i Dritës. Ai është ndarë me ekipin gjilanas pas humbjes nga Llapi, ndonëse ka thënë se për largimin e tij e kishte njoftuar klubin para dhjetë ditësh, shkruan Gazeta inFokus.

Me këtë rast skuadra nga Gjilani e ka falendëruar Bekim Isufin për të gjitha që ka bërë për këtë klub.

Ky është falendërimi i skuadrës së Dritës.

-Advertisement-

Faleminderit Maestro!

Ne jemi shumë krenar për sukseset që arritëm së bashku.
Kjo periudhë ishte historike.
Fituam trofe, thyem rekorde, përfaqësuam qytetin dhe Kosovën dinjitetshëm në arënën ndërkombëtare.
Ju ishit njeriu që i priu klubit dhe sukseseve.

Do të mbahesh mend gjithmonë që solle dy trofe në qytet pas 15viteve pritje.

Paç shendet e shumë suksese në karrierë.

Me shumë respekt, FC Drita.

Gjilan, 12.09.2018

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera