Lajme

“Është e rëndësishme çfarë ke në kokë e jo mbi kokë”, premtimi i Kurtit për bartjen e shamisë në shkolla

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 10 August 2022

Tash e disa ditë në rrjetet sociale ka nisur një fushatë kundër udhëzimit administrativ për ndalimin e shamisë në shkolla. Qytetarët këtë fushatë “ndryshojeni_ua_pershamine”, e kanë nisur edhe në profilin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku po kërkojnë nga ai me urgjencë ndryshimin e këtij udhëzimi. E gjithë kjo ishte vetë premtim i tash kryeministrit të vendit i cili në vitin 2017, premtonte se një ndër gjërat e para që do të bënte Vetëvendosje kur të vinte në pushtet ishte që sipas tij “ta luftonte islamofobinë”, madje e quante një ndër çështjet më të rëndësishme.

Në një video të publikuar në po këtë vit, në një organizim të Lëvizjes Vetëvendosje, pra për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit 2017, Kurti thotë se ky është prioritet i partisë dhe gjëja e parë që do të bëjnë si qeveri, shkruan Gazeta Infokus.

E që pas kësaj deklarate, Kurti, merr një duartrokitje të madhe nga turma duke vazhduar të thotë që përveç islamofobisë do të luftojnë edhe “stigmatizimin e Islamit”, që sipas Kurtit të 2017-es në të shumtën e rasteve bëhet nga vetë politika.

-Advertisement-

“Vetëvendosje së pari do të luftojë islamofobinë e cila është e papranueshme. Gjithashtu do të luftojmë edhe stigmatizimin e Islamit që bëhet nganjëherë nga politika e nganjëherë nga qarqe publike shoqërore e të afërta me poltiikën. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Prej vitit 2011 ne e kemi pasur të qartë qëndrimin tonë që ne jemi kundër ndalimit të mbajtjes së mbulesës. Ka pasur tendenca për ta ndaluar atë, ne jemi kundër ndalimit”, dëgjohet të thotë Kurti në video para përkrahësve të partisë së tij.

Derisa vazhdon të flasë edhe për mundësinë që vajzave me shamia të u ndalohet shkollimi duke thënë se për Vetëvendosjen e rëndësishme është “se çfarë kë ne kokë e jo mbi kokë”.

“Pra ne nuk do ta pengojmë një vajzë që shkollohet a një vajzë që jep mësim në sistemin arsimor për shkak se në njërën anë është e drejta e arsimimit e në anën tjetër është bindja jonë së është e rëndësishme çfarë kemi në kokë e jo çfarë kemi mbi kokë” , vazhdon Kurti duke u përkrahur nga turma më një duartrokitje të madhe.

Lideri i VV-së thoshte se politika e korruptuar ka tendenca që ta paraqesë ekstremizmin islamik si problem kryesor në Kosovë për të fshehur krimin dhe korrupsionin.

“Gjithashtu ne besojmë se ka një tendencë të theksuar në Kosovë që të paraqitet thu se ekstremizmi islamik na qenka problemi më i madh në Kosovë. Ekstremizmi ka në çdo vend të botës ne jemi kundër çdo ekstremizmi por nuk mendojmë që ekstremizmi islamik është problemi numër një në Kosovë. Është problem por jo numër një. Ne mendojmë që problemi numër 1 është Serbia, problemi numër dy është korrupsioni eh problem numër tre mund të thuhet ekstremizmi islamik por ata të cilët kanë dashur të pajtohen me Serbinë e të ia falin krimet asaj, ata të cilët kanë dashur të harrohet korrupsioni që i është bërë popullit të Kosovës, ata kanë interes me qit problemin islamik si të parën që me u harru këto dy të parat”, theksonte Kurti para elektoratit në fushatën para zgjedhjeve të shtatorit, 2017.

Ndërsa tani qytetarët të revoltuar po kërkojnë që Kurti të mbajë premtimin e qëndrimet e tij dhe të ndryshojë udhëzimin administrativ që ndalon mbulesën në shkolla.

Për këtë ka pasur reagime të shumta e madje pati edhe qytetarë që premtuan se nuk do të votojnë qeverinë Kurti nëse nuk e realizojnë këtë premtim që u bë edhe gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit./Gazeta Infokus/

NDIQENI VIDEON

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera