Fokus

Enver Hoxhaj emocionon me fjalët për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 05 January 2025

Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hoxhaj në Podcast me Shkelzen Dakaj ka thënë se kjo Gjykatë është duke u munduar të rishkruajë historinë, shkruan Gazeta Infokus.

Deputeti ka deklaruar se ish presidenti Hashim Thaçi dhe ish kryeparlamentari, Kadri Veseli, gjithmonë e kanë vënë interesin e Kosovës para interesit të tyre personal.

-Advertisement-

“Vendimet që janë marrë në raport me themelimin e Gjykatës të cilat janë vendime të cilat zotëri Thaci dhe Veseli i kanë udhëheq janë vendimet të cilat tregojnë që ata cdo herë e kanë vendos interesin e Kosovës para interesir të tyre personal dhe individual. Prandaj edhe kjo ka qenë ndërgjegjia e vendimmarrjes në atë kohë. Mendoj që kjo duhet të jetë ndërgjegjia cdo herë kur je në vendimmarrje dhe në politikë. Kosova qëndron para interesave tona individuale. Por përpjekja e Gjykatës Speciale për ta rishkruar historinë unë mendoj që është përpjekje të cilën ne si deputetë dhe anëtarë të PDK-së nuk e pranojmë se në Ballkan krahas rishkrimit të historisë po ndodhë edhe një përprjekje për rikthimin e e politikës së vjetër hegjemone serbe në Ballkan”, ka thënë ai.

Hoxhaj i emocionuar tha edhe se ish krerët e UÇK-së në Hagë do të dalin fitues dhe fituese do të jetë lufta e tyre për liri.

“Unë jam më se I sigurt që procesi në Hagë do të mbyllet me fitoren e zotëri Thaci dhe Veseli të Krasniqit e Selimit, mbi historinë se lufta e tyre ka qenë e drejtë se lufta e tyre ka qenë e pashamngshme që ne të jemi të lirë. Se në jetojmë në një kohë kur edhe sot e kësaj dite popujt sikurse Ukraina luftojnë me armë në dorë për të mbrojtur lirinë e tyre dhe se pa liri ne nuk do të ishim këta që jemi sot. Prandaj pres që vendimet të jenë në favor të një lufte që ka qenë në 98-99 e drejtë dhe e cila do të vazhdojë të jetë e drejtë për sa gjatë të jeton Kosova”, ka thënë deputeti.

Ndiqni videon më poshtë për deklaratën emocionuese të Hoxhajt:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera