Energjia e shtrenjtë dhe rregullat e pafavorshme/ Gjermania, vendi më pak i kërkuar për bizneset
Autori: Gazeta inFokus
08:30 | 17 January 2023
Gjermania ka humbur atraktivitetin e saj si lokacion biznesi. Në renditjen e publikuar nga Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane të hënën, Republika Federale e Gjermanisë ka rënë me katër vende dhe tani renditet në vendin e 18-të nga 21 vende të krahasuara.
Çmimet e larta të energjisë dhe rregulloret e pafavorshme për kompanitë patën një efekt veçanërisht negativ. Ekspertët e vlerësojnë si të keqe edhe barrën e lartë tatimore, edhe pse në këtë fushë ka pasur përmirësime.
“Gjermania si një vend industrial ka humbur shumë nga cilësia e saj“, thotë Rainer Kirchdörfer, kreu i Fondacionit të Biznesit Familjar. Sidomos çmimet e larta të energjisë, për të cilat ne mund të bëjmë pak, duhet të japin një nxitje për të përmirësuar kushtet e tjera kornizë për investime.Sipas ZEW, një avantazh i madh për Gjermaninë si vend biznesi është borxhi relativisht i ulët i shtetit dhe i familjeve private. Kjo i jep shtetit mundësinë të reagojë ndaj krizave. Por edhe këtu Republika Federale “e cila dikur ishte në një pozitë të mirë, tani ka rënë në mesfushë”, sqarojnë ekspertët.
Kritika ndaj politikës së tatimeve
Fondacioni për Bizneset Familjare, i cili publikon këtë studim, ka bërë thirrje veçanërisht për uljen e taksave. “Kur bëhet fjalë për barrën tatimore për bizneset familjare, Gjermania vazhdon të jetë e parafundit”, shpjegoi fondacioni. Sipas ZEW, Gjermania ka rënë në këtë fushë me reformën e tatimit mbi trashëgiminë e vitit 2016 dhe nuk është rikuperuar që atëherë për shkak të “pasivitetit të vazhdueshëm të politikës tatimore gjermane ndër vite”.
“Edhe raporti mes kostos së punës dhe produktivitetit tregon një trend të pafavorshëm në krahasim me konkurrencën”, theksojnë sipërmarrësit familjarë. Megjithatë, ZEW thekson zhvillimin e përgjithshëm pozitiv të rezultateve të PISA si një anë e mirë e aseteve gjermane.
Në përgjithësi, pozicioni i Gjermanisë jep “arsye të konsiderueshme për shqetësim”, shpjegoi ZEW. “Në një krahasim ndërkombëtar, bizneset familjare në Gjermani ballafaqohen me taksa më të larta, me ngarkesa më të larta rregullatore si dhe kosto më të larta të energjisë, sesa në shumicën e vendeve të tjera.” Infrastruktura dhe institucionet vazhdojnë të vlerësohen pozitivisht, por edhe më tej janë dukshëm më keq se në vendet më të vogla si Zvicra apo Danimarka.
Cilat vende renditen më mirë?
Në renditje, Gjermania është tani pak pas Francës. Vetëm Hungaria, Spanja dhe Italia janë në pozitë më të keqe. Kompanitë në SHBA, Kanada, Suedi dhe Zvicër kanë kushtet më të mira për biznes. Për sa i përket pikëve, Austria dhe Holanda humbën edhe më shumë pikë se Gjermania. Ato kanë probleme në fushën e rregullimit dhe energjisë. Japonia dhe Suedia janë përmirësuar më së shumti.
SHBA shquhet me vlerësime të mira për faktorët e vendndodhjes për energjinë e lirë dhe rregullimin miqësor ndaj biznesit. Megjithatë, ZEW thekson inflacionin e lartë si një faktor rreziku: Presioni mbi çmimet dhe mbi pagat është veçanërisht i lartë në SHBA, e këtu duhet shtuar edhe dollari i fortë.
Megjithatë, duhet pasur parasysh gjithashtu se shtetet në vendet nga 14 deri në 19 janë shumë afër njëra-tjetrës. Por nuk ka shenja të një përmirësimi të gjendjes në renditjen e Gjermanisë.
Në disa studime të tjera të bëra kohët e fundit ka pasur vlerësime më pak pesimiste. Rënia e frikshme e investimeve të huaja në Gjermani në vitin 2022 nuk ndodhi. Në disa çështje, siç është hapja e selive të kompanive, gjërat duken madje më mirë se në vitin 2021, thotë Robert Hermann, drejtor menaxhues i Agjencisë Federale të Zhvillimit të Biznesit (Germany Trade & Invest – GTAI). Në vitin 2021, gjithsej 1.806 kompani të huaja kanë hapur në Gjermani degët e tyre – që është një rritje prej shtatë për qind./ DW

T� tjera
-
Vrasja në parkingun e Suharekës, Gjykata zbulon se si u qëllua viktima para bashkëshortes dhe vajzës së mitur
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Rrahman Hoti...
-
Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat
Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian kanë mbajtur në Prishtinë ...
-
Prishtina n’bërllok, Komuna u shkruan deputetëve: S’lejojmë të mbahet peng projekti për inate politike
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar sot se k...
-
Hoti i quan dështakë Qeverinë Kurti: Sot projekti i gazit amerikan mund të ishte në finalizim, me Kosovën e Re do të kushtonte 80 euro megavati
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen në sekto...
-
“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda...
-
Kurti i shpjegoi ikjet nga Kosova me gjendjen e keqe në dy fusha, parashikoi që arsimi mund të ndreqet për 10-15 vjet
Kryeministri Albin Kurti ka identifikuar dy faktorë kryesorë që, sipas tij, p...
-
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktu...
-
Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënime...
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...
-
Deputetët përplasen në Komision gjatë intervistimit të drejtoreshës nga Peja, shkak pyetjet
Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albu...
-
INDEP: Kosova shkel dy obligime të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasojë e vonesave, bllokadave dhe mospunës
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar pas publikimit të dy op...
-
Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...





































