Rozë

Enca tregon se ka shtuar disa kilogramë, fajin e ka…

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 08 March 2021

Vitin e shkuar, Enca, iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale për shkak të një dëmtimi të rëndë në këmbë. Këngëtarja theu këmbën dhe përveçse bëri një operacion, iu desh të qëndronte në regjim shtrati për një kohë të gjatë dhe të kryente seanca fizioterapie për t’u rikuperua.

Këngëtarja qëndroi për 49 ditë e mbyllur në shtëpi pa lëvizur fare për shkak të këmbës dhe më herët është shprehur me shaka se është ndjerë njësoj si të vetëizolohej.

E gjithë kjo situatë është bërë shkak që ajo të shtojë 10 kilogramë në peshë dhe këtë e kanë vënë re edhe fansat e saj.

-Advertisement-

Më duket mua apo ke shtuar peshë?”, e ka pyetur dikush.

“Që kur theva këmbën, rreth 2 muaj më është dashur të qëndroj në regjim shtrati dhe prej mungesës së aktivitetit fizik shtova plot 10 kilogramë. Tani 5 prej tyre i kam hequr, ende po punoj për to. Asnjëherë mos gjykoni njerëzit pa ditur historinë e tyre. Me ose pa 10 kilogramë I’m still the baddest bitch I know”, i është përgjigjur këngëtarja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera