Lajme

EMOCIONUESE: Pallati Mbretëror publikon foton prekëse nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 09 October 2022

Buckingham Palace, përmes llogarisë zyrtare në Instagram, ka publikuar një foto prekëse nga varrimi i Mbretëreshës Elizabeth.

Gjatë procesionit të arkivolit, kali i saj i dashur Emma preket. Ndërsa arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth kalonte para saj, ai uli kokën në shenjë respekti.

Kali, i cili ka lindur në vitin 1996, është cilësuar shpesh si i preferuari i Mbretëreshës Elizabeth, ku kjo e fundit është fotografuar duke e hipur në shumë raste.

-Advertisement-

Mbretëresha Elizabeth e adhuronte Emën dhe pasioni i mbretëreshës së ndjerë për kuajt dhe garat me kuaj ishte i njohur. “Pasionet e mbretëreshës ishin kuajt dhe qentë. Gara ishte pasioni që ajo ndante me publikun. Mbretëreshës Elizabeth i pëlqente të shkonte në stallat për të parë kuajt duke galopuar në mëngjes”, zbuloi një reporter i BBC./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera