Ekspertët paralajmërojnë se Kosova mund të varfërohet edhe më tepër

Autori: Gazeta inFokus
08:51 | 08 May 2023
Ekspertët e ekonomisë po vlerësojnë se vendi nuk është në rrugë të duhur sa i përket zhvillimit ekonomik. Ata thanë se në vend ka rënie të investimeve kapitale, nuk ka fuqizim të sektorit privat, nuk ka investime të huaja dhe se rekomandimet e eksperteve nga Qeveria po merren si armiqësi.
Ata po ashtu janë të shqetësuar se vendi mund të kalojë në një shtet social dhe mund të varfërohet edhe më tepër.
Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërgjaliu, tha se në vend ka rënie të investimeve kapitale dhe për këtë cështje është i domosdoshëm reagimi i Qeverisë.
Ai tha se rekomandimet e eksperteve po shndërrohen në armiqësi nga pushteti dhe se në vend është shndërruar një qasje anti-biznes.
“Duhet që të kuptohet se sot si ekspert i ekonomisë, të thuash diçka në interes të shtetit dhe qytetarit e pranohet si armiqësi përballë pushtetit edhe vërtet ne e kemi shumë të vështirë të japim konkludime dhe rekomandime tona sepse ato po shndërrohen në armiqësi. E dyta në këtë situatë dhe më këta parametra ekonomikë që ka Kosova ku kemi rënie të investimeve kapitale, kemi rënie të investimeve kapitale në nivel lokal, kemi këtë distancë të komunikimit dhe të dialogut, e kemi një qasje anti-biznes do të thotë se vërtet janë rrethana shqetësuese që duhet t’i brengos pushtetin, në veçanti ministrin e Financave”, tha ai.
Gërxhaliu shtoi se Kosova është në rrezik që të shndërrohet në shtet social dhe sipas tij, me një qasje të tillë vendi vetëm do të varfërohet.
Ai tha se është koha kur duhet që shteti të reflektojë të hartojë projekte në mënyrë që të ketë rimëkëmbje ekonomike përmes sektorit privat.
“Vetë faktin që në vitin 2022 ke vetëm 13 për qind të shfrytëzimit të buxhetit për projekte kapitale, është e para, e dyta kam dro që tentativën është Kosova të shndërrohet në një shtet social dhe me veprimin të tilla ad-hoc dhe me një qasje sociale Kosova vetëm varfërohet. Nuk ka zhvillim nuk ka fuqizim të sektorit privat, nuk ka investitor dhe investime të huaja dhe si mund të krenohemi me këto rezultate”.
“Në fund të fundit sa më tepër të ruhet paraja sot në këtë kohë të inflacionit ajo vetë vetë ju përjeton amortizim moral apo devalvohet. Është koha kur duhet që të kemi reflektim, duhet të kemi partneritet, duhet që të kemi projekte, duhet që të kemi rimëkëmbje ekonomike përmes sektorit privat dhe jo gjithmonë sektori private të jetë ai që do të jetë i atakuar sepse çdo atakim përballë sektorit privat është atakim direkt tekë qytetari i Kosovës”, tha ai.
Ekonomisti Jakup Bellaqa, tha se duke marr parasysh që Kosova ka një ekonomi jo të zhvilluar duhet që të merren hapa që të frenohet inflacioni dhe të mos vështirohet jeta e qytetarëve.
“Çdo Qeveri është e suksesshme në rast që merr masa dhe e zvogëlon dhe e frenon inflacionin dhe papunësi. Edhe ne si ekonomi që jemi në zhvillim dhe jo e zhvilluar do të ndikonte negativisht ne ngritjen e cilësisë së jetës. Këtu duhet që të ngritët cilësia e jetës, për tu ngritur ajo duhet që të frenohet inflacioni dhe duhet të frenohet mos rritja e çmimeve të energjisë elektrike. Duhet në këtë aspekt që të merren masa stabilizuese që të mos vështirohet jeta e qytetarëve”, tha ai.
Ai po ashtu bëri thirrje që të mbështeten më shumë prodhuesit vendës, raporton EO.
Madje sipas tij, duhet që të ndërmerren politika fiskale në artikujt bazik, ku TVSh të zbresë nga 18 për qind sa është tani, në 5 për qind.
“Duhet të ketë politika doganore më të favorshme, të ketë më shumë eksport se sa import, taksat doganore duhet që të ulen. TVSh-ja duhet që të lihet brenda, jo edhe në kufi edhe brenda në mënyrë që të favorizohen prodhuesit e brendshëm”.
“Kostoja e prodhuesve të vendit është më e ulët dhe do të kemi çmime tregu dhe çmime të prodhuesit, sepse çmimet janë ngritur dhe ende janë shumë të larat sepse kostot varëse të cilat ndodhin për shkak të transportit për shkak të doganave, taksave doganore edhe TVSh -së së brendshme. Andaj do të duhet që edhe si politikë fiskale të ndërhyje në artikujt bazike, TVSh duhet që të zbres nga 18 për qind në 5 për qind në artikujt bazike, po jo ti iket TVSh-ja”, tha ai.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Blinken beson se Irani nuk është palë e përgjegjshme në programin bërthamor
Vendimi i Iranit për t’ua ndaluar qasjen disa inspektorëve bërthamorë të Komb...
-
Serbia kishte pretenduar se disa shtete ‘ç’njohën’ Kosovën, Osmani takon liderët e tyre – konfirmohet njohja e shtetit e marrëdhëniet diplomatike
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar liderë të shumtë në dy edicionet...
-
Ish-ambasadori amerikan në Serbi: Kurti po shkatërron marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, William M...
-
Shqiptarët po harrojnë drejtshkrimin
Teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Ne s...
-
Haxhiu i reagon Çekut për 27 stadiumet: Mashtrimi nuk kalon
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar ministrit të Kulturës, Rinisë d...
-
Arrestohet në Kukës shqiptari që po transportonte ilegalisht 27 emigrantë në drejtim të Kosovës
Është arrestuar një person në Shqipëri i cili po transportonte 27 emigrantë ...
-
Haradinaj: AAK-ja po rikthehet në Lipjan më fuqishëm se kurrë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë në Lipjan, ku ësh...
-
Avdyli ironizon pas deklaratës së babait të Doarsa Kicës: Tash ka mbetur me i bindë edhe baballarët e LDK-së
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka rea...
-
Vjosa Osmani takohet me studentet shqiptarë në Nju Jork
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar studentët shqiptarë në Universi...
-
“Më kanë thanë në Zvicër fol me përqindje se 1 miliardë s’janë pare për ata”, shakaja e Kurtit për eksportin
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, gjatë të premtes ka takuar kandidatë...
-
Papa Françesku këmbëngul se Evropa nuk ka një emergjencë emigrantësh
Papa Françesku sfidoi presidentin francez, Emmanuel Macron dhe liderët e tjer...
-
Policia ndalon një kamion me targa serbe në veri, kishte të ngarkuar 3600 kg speca
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në pjesën...