Eksperimenti, uthulla e mollës mban larg doktorin?
Autori: Gazeta inFokus
13:34 | 18 January 2018
Uthulla e mollës është një kurë tonike për gjithçka për të mirën e shëndetit, duke ju dhënë shumë energji dhe ndihmon në rënien në peshë. Madje mendohet se ajo përdoret nga njerëzit e famshëm si Miranda Kerr, Victoria Beckham, Megan Fox dhe Hilary Duff.
Por të pish uthull molle çdo ditë a mban doktorin larg, siç është dhe shprehja mjaft e njohur? Dhe a të tregon ndryshimin në një javë?
Femail ka bërë eksperiment me dy shkrimtare të saj, ku të dyja mezi e pinin për shkak të shijes, por njëra prej tyre faktoi se humbi peshë të konsiderueshme në një javë.
Dhe pse disa fanatikë të uthullës së mollës janë për ta pirë shqeto, nutricionistët e rekomandojnë të përzjehet me ujë në raportin një me dy. Për shembull, Dy lugë gjelle uthull në 200 ml ujë.
Të dyja vajzat e nisën sfidën duke pirë një shishe si përzierja që përmendim 250 ml në ditë, teksa njëra, Shannon, zbuloi se ajo i reduktoi fryrjen e zorrëve, tjetra, Charlotte, humbi 1 kg në një javë.
Ja si vepruan ato:
Dita e Parë
Të dyja vajzat pinë një gotë me uthull, Shannon me uthull tonike të blerë në supermarket, ndërsa Charlotte masën uthull-ujë me mjaltë Manuka. Shannon kishte lexuar për përfitimet nga uthulla për shëndetin e zorrëve, ndërsa Charlotte, për rënien në peshë duke u shprehur se ka dasmën shumë afër.
Dita e dytë
Shannon vijoi të pinte uthullën tonike të blerë në spermarket, të shtuar me shije kivi, duke ngrënë dhe fruta të freskëta dhe granola. Ndërsa Charlotte, piu esëll uthullën, para se të hante mëngjesin. “Zakonisht pija pak ujë sapozgjohesha, por uthulla e shuan etjen time”, u shpreh Charlotte.
Dita e tretë
Shannon thotë se kur u zgjua e kishte marrë malli për mëngjeset e mëparshme, por kur kujtoi se sa mirë i bëri uthulla një ditë më parë, piu një shishe të tërë me uthull tonike. “U ndjeva më e lehtësuar se më parë”, thotë ajo.
Ndërsa Charlotte thotë se tashmë u mësua me shijen e saj.
Dita e katërt
Shannon thotë se pavarësisht se u ngrit e përgjumur kishte më shumë energji të pinte uthullën, teksa rrëfen se kishte energji edhe më shumë gjatë ditës dhe nuk ndihej e uritur.
Ndërsa Charlotte, ndryshe nga ditët e tjera e piu uthullën pasdite dhe thotë se vetëm një orë më vonë ndihej mjaft e gjallë. “Në të vërtetë më ndaloi që të haja çokollatën time rreth orës 16.00. Urra!”, thotë Charlotte.
Dita pestë
Shannon thotë se në ditën e pestë pasi kishte pirë uthullën e mollës në mëngjes, deri sa erdhi dreka nuk u ndje e uritur si më parë. Ndërsa Charlotte kishte vënë re se në këto ditë ishte ulur shumë sasia e konsumit të darkës, saqë kishte ngrënë vetëm tost që për të ka qënë gjë e rrallë.
Dita e gjashtë
“Kam vënë re se refluksi i acidit të stomakut nuk është siç e kisha, që kur kam filluar uthullën. Nuk mendoja se do të mund ta pija çdo ditë”, thotë Shannon.
Ndërsa Charlotte këtë ditë harroi të pijë uthullën, dhe në 8 të darkës që u kujtua kisha një gotë vere para.
Dita e shtatë
Këtë ditë, Shannon ishte ngritur vonë, dhe uthullën e piu rrugës për në punë dhe thotë se nisi të ndjejë uri vetëm pas orës dy të drekës. Për Shannon është domethënëse pasi ajo nuk rinte pa ngrënë ndonjë gjë paradite.
Ndërsa Charlotte, kishte humbur 1 kg nga pesha e saj dhe duke qenë se ishte para dasmës do të vijonte ta mbante këtë regjim.
Përfundimi?
Shannon: Unë jam habitur nga uthulla. Mund të pihet dhe është freskuese, por kryesorja është se ndihem mirë me trupin tim. Fryrja e zorrëve është reduktuar në mënyrë dramatike këtë javë, pasi kam pasur refluks acidi. Për këtë arsye do e shtoj uthullën e mollës në dietën time.
Charlotte: Nuk mund ta besoj sa e mahnitshme që ishte kjo për rënien në peshë. Kam qenë në dietë për pak kohë për dasmën time, por të pije uthull molle më ndihmoi të humb peshë dhe të luftoj me urinë. Nuk besoj se do e pi çdo ditë por do e konsideroj ndihmë në përpjekjet e mia për të rënë në peshë.

T� tjera
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...
-
Vranët, shi por edhe diell me temperatura maksimale deri në 20 gradë, moti gjatë javës që po hyjmë
Temperaturat në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të arrijnë deri në 20 gradë...
































