EKSKLUZIVE: Vonesa e subvencioneve të qeverisë, pritet rritje e çmimit të energjisë në vitin 2023
Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 26 December 2022
Çmimi i energjisë elektrike, pritet të rritet sërish në vitin 2023. Kjo jo vetëm si pasojë e rritjes së çmimit në berze por edhe për shkak të vonesës së subvencionimit nga ana e qeverisë Kurti. Kërkesa për rritje të çmimit të energjisë elektrike është bërë nga operatorët energjetike në vend konkretisht “Furnizuesi me Shërbim Universal (FSHU), të cilët kanë kërkuar shqyrtim të jashtëzakonshëm të të hyrave të lejuara maksimale për FSHU-të.
Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin me të cilin Zyra e Rregullatorit të Energjisë i është drejtuar, drejtorit të përgjithshëm të Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), Mesut Serhat Dinc, si përgjigje në lëndën ku “Furnizuesi me Shërbim Universal (FSHU) kërkon shqyrtim të jashtëzakonshëm të të hyrave.
Në këtë dokument drejtuar KESCO-s, kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, njofton KESCO-n për tejkalim të pragut të materialitetit si pasojë e vonesës së rimbursimit të mjeteve nga ana e qeverisë dhe ekspozimit ndaj çmimeve të larta që sipas tij hap rrugën për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të kërkuar nga operatorët energjetikë.
Në këtë dokument theksohet se në rast që për FSHU-në, nuk reflektohen kostot e parapara, atëherë ZRRE-ja do të miratojë shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave për konsumatorët që gëzojnë të drejtën e shërbimit universal.
Po ashtu kreu i ZRRE-së ka kërkuar nga operatorët energjetikë në vend që deri me 28 dhjetor ti dërgojnë atyre një raport të ndikimit financiar duke përfshirë të gjitha aspektet dhe po ashtu edhe të hyrat nga subvencioni ne kostot me shumicë.
Në lidhje me rrezikun e rritjes së çmimit të energjisë, për Gazetën Infokus ka folur edhe Ferat Shala, Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri. Ai ka thënë se ky dokument dhe kërkesa e operatorëve energjetike për rritje të çmimit të tarifave tregon gjendjen reale të sektorit të energjisë në vend.
“Ky dokument pasqyron gjendjen reale te sektorit energjetik ne vend, dhe gjendjen e kompanive te shërbyesve universal. Gjithashtu kërkesën e operatoreve energjetik te vendit, për shqyrtim te jashtëzakonshëm tarifor, drejtuar ZRrE-se. Pra është kërkesë për rritje te çmimit te tarifave për vitin e ardhshëm kalendarik 2023”, ka thënë ai.
Derisa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka akuzuar edhe qeverinë Kurti duke thënë se politikat e këqija dhe mos subvencionimi me kohë sollën këtë gjendje kritike në sektorin e energjisë.
Kjo situate është rezultat i dy faktorëve; Faktorët e jashtëm, që nënkupton rritjen e çmimeve në berze të energjisë, dhe Faktori i brendshëm, që nënkupton politikat e këqija qeveritare, mos zbatimi me kohë i subvencionimit te sektorit energjetik, gjë qe ka sjellur rrezik ne likuiditetin e kompanive energjetike, veçanërisht KOSTT, KESCO dhe KEDS”, ka thënë Shala.
Çfarë thotë vendimi i qeverisë për subvencionimin e FSHU-së?
Me 24 gusht, qeveria e Kosovës, kishte vendosur obligime shtesë për Furnizuesin e Shërbimit Publik dhe po ashtu kishte paraparë ndarjen e një buxheti në formë subvencioni nga ministria e ekonomisë në mënyrë që të përballohet kriza me energjinë dhe të mos reflektoje në rritjen e tarifave apo çmimit të energjisë në vend.
Mirëpo siç po shihet nga vera ministria e Ekonomisë ende nuk ka përmbushur pjesën e saj në kuadër të këtij vendimi të qeverisë për subvencionet dhe nuk i ka kryer ato me kohë.
Pika b e nenit 2 të këtij vendimi thekson se FSHU të përdorë fondet e “Qeverise së Republikës së Kosovës të dedikuara për llogaritë individuale të konsumatorëve fundorë që gëzojnë të drejtën e furnizimit universal në formë të subvencionit, të cilat parandaluan rritjen e ndjeshme të tarifave dhe mundësuan tarifa më të ulëta, siç është përcaktuar me Vendimin e ZRrE-së V_1486_2022 të datës 07.02.2022 dhe V_1489_ 2022 të datës 08.02.2022, vetëm për dhe në emër të konsumatorëve fundor që gëzojnë të drejtën e furnizimit universal, për të zbutur ndikimin e tarifave të energjisë elektrike tek qytetaret.”
Ndërsa tani që gjendemi në fund të vitit, në stinën e dimrit kur edhe nevojat për energji elektrike janë më të mëdha, operatorët energjetike kanë kërkuar shqyrtim të jashtëzakonshëm të të hyrave nga ZRRE-ja si pasojë e mos kryerjes së këtij obligimi të cilin e kishte paraparë vetë qeveria e Kosovës.
Kujtojmë se të shtunën në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që qytetarët të kursejnë energjinë elektrike. Ai po ashtu ka thënë se muaji janar dhe shkurt do të jenë kritik sa i përket furnizimit me energji elektrike dhe përmbushjes së kërkesave të qytetarëve./Gazeta Infokus/
Kurti bën thirrje për kursim të rrymës, paralajmëron bizneset që s’e bënë këtë
Të tjera
-
Prishtina renditet e 24-ta në botë për ndotje të ajrit
Prishtina këtë të diel po renditet e 24-ta në botë sa i përket ndotjes së ajr...
-
Momenti kur Jeta Rafuna shpërthén në lot në studio, pasi i ndodh e papritura
Në sezonën e dytë të emisionit të shumëpritur “Zgjohu” e ftuara e parë ishte ...
-
46 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 46 aksidente trafiku. Sipas të...
-
Katër persona u lënduan në aksidentin e djeshëm në Prishtinë
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje rreth orës...
-
AAK-Nisma sot mbajnë tubim zgjedhor në Malishevë
Koalicioni AAK-Nisma sot do të mbajë tubimin zgjedhor në Malishevë nga or...
-
Thẹren me thikë dy vëllezër në Drenas, tre të arrestuar
Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Drenas. ...
-
Vidhet kasaforta me para në një banesë në Mitrovicë
Një kasafortë me para është vjedhur në një banesë në Mitrovicë. Sipas rapo...
-
Gjilan: Kaloi ilegalisht kufirin, i dyshuari shoqërohet në stacionin policor
Një burrë është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan, pasi dyshohet se me...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Thẹrja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj
Dy të rinj të moshës 21-vjeçare janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Feriz...
-
Prishtina, e 25-ta në botë për ndotje të ajrit
Këtë të shtunë, Prishtina po renditet e 25-ta në botë për ndotje të ajrit. ...