Fokus

EKSKLUZIVE: Viola von Cramon rrëfen ngjarjet nga jeta e saj personale për ti motivuar gratë në Kosovë

Autori: Ermirë Berisha 20:34 | 25 October 2022

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, pas vizitës së saj në Kosovë duke marrë pjesë në organizime të ndryshme, ajo ka dhënë edhe një intervistë për jetën e saj personale, shkruan Gazeta inFokus.

Cramon ekskluzivisht për emisionin Gratë N’Fokus me Era Berishën, prodhim të Gazetës inFokus, ka treguar mënyrën se si nënat duhet të trajtojnë fëmijët e tyre në mënyrë të krijimit të drejtave të barabarta për të dy gjinitë.

Madje eurodeputetja ka dhënë një shembull edhe nga jeta e saj personale për ti motivuar dhe gratë e tjera.

-Advertisement-

“Mendoj që është shumë e rëndësishme që nënat dhe gratë lidere të sigurohen që po i trajtojnë vajzat e tyre në mënyrë të barabartë. Unë i kam tre djem dhe një vajzë dhe mund të them që unë kurrë nuk kam bërë asnjë dallim në mes tyre. Djemtë e mi gatuajnë, pastrojnë ata merren me amvisërinë, ata merren me pjesën e lavanderisë, ata bëjnë gjithçka. Nuk ekziston asnjë dallim në mes të vajzës dhe djemve dhe do të doja që edhe nënat në Kosovë të bëjnë të njëjtën gjë, në nivel politik, në nivelin e vendimmarrjes, duhet të siguroheni që vajzat të marrin të njëjtin edukim, të kenë të njëjtat mundësi. Të marrin fuqizimin e duhur që të bëhen inxhiniere, fuqinë për të mësuar gjuhë të huaja dhe fuqinë për të pasur mundësitë të udhëtojnë dhe gjëra të ngjashme. Pra kjo i takon totalisht personave vendimmarrës që të sigurohen se kuadri politik është në vendin e duhur që gratë mund të përdorin mundësitë e tyre në të njëjtën mënyrë siç e kanë mundësinë burrat”, është shprehur Macron.

Viola Von Cramon gjithashtu theksoi se për ti pasur të drejtat e barabarta gratë nuk duhet ankuar po duhet të luftojnë për të ardhmen e tyre.

“Nuk ka pasur kurrë le të themi, disavantazhe pse jam grua por siç e thashë edhe më parë jam siguruar që burri im të bëjë të njëjtat gjëra që i bëj edhe unë. Pra ne i ndajmë detyrat në shtëpi dhe do të doja që edhe gratë e tjera po ashtu të pyesin partnerët e tyre, bashkëshortët dhe miqtë që të marrin gjysmën e përgjegjësive në shtëpi por edhe në gjëra të tjera. Por si grua ti duhet të luftosh për këtë gjë. Nëse nuk ke njerëz nëse nuk ke partnerë që vullnetarisht e bëjnë këtë atëherë duhet të kërkosh atë dhe do të doja që më shumë gra ta bënin këtë. Në vend të ankesave të luftojnë për këtë”, ka thënë Cramon për Gratë N’Fokus.

Macron e pyetur nga moderatorja e emisionit se cili ishte motivi i gjithë këtij suksesi, ajo ndau një histori personale duke treguar kontributin e dhënë për gratë në qytetin e saj.

“Do të thosha se ajo çfarë më ka motivuar mua në karrierën time, ishte përmirësimi i jetës së gruas në hapësirat rurale. Unë nuk jetoj në një qytet të madh, jetoj në një komunitet të vogël. Ishim shumë të kufizuar sa i përket kujdesit për fëmijët në kopshte ishte vetëm nga mosha 8 vjeç deri në 12, kështu që mundësia për të punuar ishte e vogël apo nuk mund të punoje në rrethana të tilla. Kështu që unë u sigurova si pjesë e këshillit lokal që të rrisim atë kohë nga 7 deri në orën 4 të pasdites. Ne u siguruam që të ketë kujdestarë për fëmijët e secilës grua që dëshiron të punojë deri pasdite. Ne u siguruam që të ketë sporte për gratë, jo vetëm në qytete por edhe në vendet rurale e shumë gjëra të tjera që janë të rëndësishme për gratë që të jetojnë në të njëjtin nivel sikurse edhe burrat. Ky ka qenë motivimi im kur unë kam filluar merrem dhe bëhem një politikane, një këshilltare në komunitetin tonë në Gjermani”, theksoi eurodeputetja.
E vulën kësaj interviste Viola Von Cramon, ia dha duke përcjellë një mesazh tejet motivues për të gjitha gratë që jetojnë në Kosovë.

“Do të flisja për të gjitha gratë që jetojnë këtu, pra boshnjaket, shqiptaret, serbet, ashkalinjtë për të gjitha. Do të thosha fuqizoni veten tuaj, sigurohuni që zëri juaj po dëgjohet, bëhuni pjesë e zgjedhjeve, aplikoni e bëhuni kandidate. Provoni të siguroheni që jeni pjesë e dukshme edhe në nivelin lokal. Sigurohuni që të mos lini politikën vetëm në dorë të burrave dhe mundohuni të na ndihmoni që të zhvillojmë dhe përmirësojmë situatën ekonomike dhe sociale të tanishme. Pra kjo nuk është vetëm për shqiptarët apo për gjermanët, kjo është për të gjithë”, shprehet Raportuesja e PE./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera