Ekonomistët demantojnë qeverinë, nuk ka rritje të të punësuarve por vetëm formalizmi të tyre
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 10 October 2022
Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka vlerësuar se gjatë qeverisjes së tij ka pasur progres ekonomik në Kosovë, duke numëruar rritjen e prodhimit, eksportit si dhe numrin e të punësuarve, madje sipas tij janë 40 mijë persona që janë regjistruara si punëtorë.
Ndonëse, në tërë botën kryetemë është kriza ekonomike dhe ajo energjetike, Kurti ka dalë me disa statistika interesante.
Qysh nga koha e pandemisë Covid-19 e deri gusht të këtij viti, sipas Kurtit janë regjistruar gjithsej 40 mijë vende të reja pune.
Në vitin 2021 kishim të regjistruara 25 mijë vende pune më shumë sesa ai pararendës, kurse nga janari deri në gusht të këtij viti kemi 15 mijë vende pune më shumë.
Për këto të dhëna të paraqitura së fundmi nga qeveria në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe punësimit të 40 mijë qytetarëve, ka reaguar Partia më e madh opozitare, PDK.
“Kryeministri po deklaron se ka krijuar 40 mijë vende të reja pune, por ndoshta e ka fjalën për Gjermaninë ose vendet tjera ku po imigrojnë të rinjtë tanë”, ka thënë Arben Mustafa.
Për njohësit e Ekonomisë shifrat e prezantuar nga Kurti, janë të sakta, mirë këto kanë ardhur si shkak i formalizimit të vendeve të punës, pas pakove ndihmëse të qeverisë për popullatën.
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, thotë se gjithë këta punëtorë kanë punuar në të zezën para kësaj kohe.
“Kryeministri është bazuar në statistika të administratës tatimore të Kosovës, për shkak të subvencioneve dhe ndihmave që ka dhënë Qeveria e Kosovës, një numër i madh i punëtorëve por që kanë punuar në të zezën, janë formalizu dhe po besoj që ato shifra rezultojnë për këtë. Duke pasur parasysh krizën ekonomike kohës së fundmi dhe luftën në Ukrainë, janë krijuar shumë pak vende të punës në Kosovë”, ka theksuar Mulaj.
Për formalizmin kaq të madh të punësimit ngjashëm mendon edhe Ekonomisti, Erton Bega.
Mirëpo, thotë se qeveria nuk duhet të deklaroi se janë krijuar vende të reja punës, dhe formalizimi i saj nuk është krejtësisht meritë e Qeverisë Kurti 2.
“Ajo që ka ndodhur në dy vitet e fundit, ka të bëjë kryesisht me paketat socio ekonomike ku jo vetëm kjo qeveri mirëpo edhe qeveria e kaluar, ka stimuluar formalizuar e vendeve të punës, përmes skemave të ndryshme të përkrahjes së bizneseve meqë rast kanë paguar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar kohore dhe kjo ka ndikuar që bizneset ta shfrytëzojnë këtë mundësi që t’i ulin kostot e tyre, duke filluar t’i deklarojnë punëtorët e tyre të cilët ishin të punësuar në mënyrë joformale”, ka deklaruar Bega.
Në këto statistika, Kurti ka përmendur edhe Investimet e huaja direkte në Kosovë që sipas tij ka pasur rritje të vazhdueshme.
Në statistika thuhet se në periudhën janar-korrik të këtij viti vlera e investimeve të huaja direkte ka tejkaluar vlerën prej 400 milionë euro., apo 47 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 99 për qind më shumë sesa në vitin 2020.
Të tjera
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...
-
Ministrja Haxhiu kërkon përgjegjësi për arratisjen e Sekiraqës: Të hetohen ata që e mundësuan
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar një hetim profesional dhe...
-
Kosovarët i qëndrojnë besnikë Shëngjinit edhe pas liberalizimit të vizave
Shqiptarët e Kosovës mbeten besnikët e bregdetit të Shëngjinit. Edhe këtë ...
-
Konfirmohet arratisja e Enver Sekiraqës, Policia: Nuk e gjetëm në shtëpi, kemi informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se kanë ndërmarrë të gjitha masat...
-
Droni i policisë, gjobit shoferen që bëri tejkalim në vijë të plotë
Policia e Kosovës në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar shoferen, e cila ...
-
Kurti nesër pret në takim nënsekretaren e DASh-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të pret në takim, nënsekretaren ...
-
Kurti i pret në zyrë udhëheqësit e koalicionit VLEN, thotë se i përgëzoi për rezultatin zgjedhor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot udhëheqësit e koalicionit V...