Lajme

Edita Tahiri “sulmon” Avdullah Hotin dhe Isa Mustafën (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 30 June 2017

Isa Mustafa si kryeministër e Edita Tahiri, si vartëse e tij për dialog, gjithnjë kanë pas marrëdhënie korrekte politike të paktën publikisht.

Por nga e premtja kjo nuk është se qëndron më.

Ministrja në detyrë përgjegjëse për dialog, nisi të akuzojë kolegun e saj, të financave se Avdullah Hoti, se nuk ndau mjete për nisjen e ujdisë për targat me Serbinë si dhe mos funksionalizimin e zyrave të gjendjes civile, në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Por Hoti, thotë se nuk bllokoi kurrë.

E Tahiri, nuk ndalej të fliste e të akuzonte, edhe në emër të Ministrisë së Brendshme, ndonëse, nga kjo ministri thanë se nuk kanë probleme me dikasterin e Hotit.

Më pas ndërhyri dhe Isa Mustafa, të cilit Edita Tahiri, ia ktheu me të njëjtën monedhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera