Lajme

Edi Rama: Presidenti ideal i përbashkët Kosovë – Shqipëri do të ishte Hashim Thaci

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 28 April 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas mbledhjes së PS-së u pyet nga gazetarët se kush d të oshte njeriu i duhur një president i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë.

Rama në pyetjen e gazetarëve u përgjigj se Presidenti ideal i përbashkët do të ishte Hashim Thaçi.

“Do të kishim vënë Hashim Thaçin dhe do të ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje dhe kënaqësi. Por ai nuk është i pranishëm, në jetën e bashkësisë qytetare, si qytetar i lirë pasi ndaj tij po zhvillohet një proces që mos e them këtu si është” – tha Rama.

-Advertisement-

Kujtojmë që Rama ka pasur marrëdhënie shumë të afërta me Thaçin derisa ai mbante detyrën e Presidentit të Kosovës përpara se të dorëzohej në Gjykatën e Hagës. E këto marrëdhënie të mira duket të kenë vazhduar ende./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera