Lajme

Edi Rama: Kam shumë respekt për Ramën tjetër, është e pamundur të ndërtojë vetë teatër apo stadium

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 03 December 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka lavdëruar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama për përpjekjet e tij për ta ndryshuar kryeqytetin.

Rama në episodin e radhës të podcastit të tij e pati mysafir tenorin e njohur nga Kosova, Ramë Lahaj.
“Prishtina po merr një frymë të re kohëve të fundit, me mundësitë që i ka, sigurisht. Dihet – ju më herët e cekët – që ndoshta Prishtina dhe Kosova ende nuk i ka mundësirë. Por unë po besoj me ato mundësi që janë, ndryshime mund të bëhen. Ndoshta s’janë më të mëdhatë, por ndryshime mund të bëhen. Dhe unë po besoj që edhe në Prishtinë edhe në Kosovë ndryshimet po bëhen. Dhe unë shpresoj shumë që duke bë të gjithë ne presionin në fushat nga vijmë”, tha Lahaj.

Ai tha se në biseda mes miqsh, ai i bën “presion konstant” kryetarit të Prishtinës “për t’i çuar proceset përpara, sepse jemi ende shumë vonë”, ndërsa përmendi nevojën e ndërtimit të një salle koncertoale.

-Advertisement-

Rama tha këtu se nuk është e lehtë, ndërsa tregoi se ka “shumë respekt” për “Ramën tjetër”.

“Është e vështirë, sidmos në një periudhë të parë kur fillon një proces transformimi… por personalisht kam shumë respekt për atë Ramën tjetër dhe nuk e kan njohur nga afër. Jam takuar kur kemi qenë bashkë pas koncertit dhe e kam ndjekë, jo shumë, por e kam ndjekë herë pas here në ato idetë e tij dhe është një person i mirë, që ka dëshirë, që ka ambicie. Nuk e di sa e ka kokën e fortë, sepse pa kokën e fortë është shumë e vështirë, por kam besim dhe shpresoj që do të bëjë ndryshime, do të bëjë ndryshime”, tha Rama.

Rama tha se për projektet të mëdha duhet mbështetje përtej komunës, duke iu referuar Qeverisë.

“Por është e vështirë, shumë e vështirë, sidomos që një kryqytet… edhe Tirana sot do ta kishte të pamundur të ndërtonte një teatër, apo të ndërtonte një stadium apo çfarëdoqoftë vetë si komunë apo si bashki. Duhet më shumë se kaq. Dhe unë besoj që Kosova është si ajo puna e borxheve. Kosova jua ka borxh futbolistëve një stadium dhe artistëve të jashtëzakonshëm që ka, një skenë”, tha Rama.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera