Lajme

​Ecobar, Lajçak dhe Hovenier në Veri, i pret Rakiqi

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 25 August 2022

Emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier po qëndrojnë në Mitrovicën veriore.

Ata janë pritur nga ministri për Komunitete dhe Kthim, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq dhe nga kryetari i Komunës të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak dje janë takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

-Advertisement-

Takime emisarët patën edhe me përfaqësues të opozitës.

Në një konferencë për media Escobar dhe Lajçak deklaruan se nuk presin përshkallëzim të situatës më 1 shtator kur edhe pritet të fillojnë së zbatuari vendimet e Qeverisë së Kosovës për targa dhe letërnjoftime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera