Shëndetësi

E zbulon studimi/ Cilat mollë parandalojnë kancerin

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 24 September 2020

“Një mollë në ditë e mban mjekun larg”. Kjo thënie e vjetër na kujton efektet pozitive të këtij fruti te shëndeti ynë, por sa prej nesh e dinë me saktësi se si ndikon pozitivisht konsumi i përditshëm i tij.

Molla me vetëm 45 kalori për 100 g peshë përmban shumë vitamina e kripëra minerale. Sipas një studimi të kryer nga universiteti australian Edit Covan (Edith Cowan University) i Melburnit, mollët e rritura dhe kultivuara nën diellin e Australisë perëndimore janë zyrtarisht mollët më të shëndetshme në botë.

Për këtë studiuesit ekzaminuan 91 variete mollësh duke pare aty përmbajtjen e polifenolit, përbërja natyrore, e cila zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të ndryshme, sic jane ato te zemrës, kanceri dhe diabeti. Në përfundim varieteti i mollës Pink Lady dhe Bravo rezultuan me sasinë me të madhe të polifenolit, çka do të thotë, se ato konsiderohen dhe si më të shëndetshmet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera