Rozë

E përbashkëta e Adelinës, Leonorës dhe Zanfinës sot ishte një ditë përkujtimi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 01 September 2017

Janë ndër këngëtaret më të dashura të publikut, Adelina Ismaili, Zanfina Ismaili dhe Leonora Jakupi.

Ani pse ato janë rivale me njëra-tjetrën, madje as nuk kanë raporte të mira.

Por, pothuajse në përqindje të madhe fansat i kanë të njëjtë, shkruan “Kosovarja”.

E përveç fansave që i bashkon këngëtaret, është edhe nj gjë tjetër, ajo është dhembja dhe mungesa e personave më të afërt që kanë pasur, e që iu ikën nga kjo jetë.

-Advertisement-

Leonora Jakupi vite më parë humbi babin e saj Qazim Jakupin, i cili ka rënë dëshmorë gjatë Luftes Çlirimtare të Kosovës, e me të cilin ajo ishte shumë e lidhur, tamam si vajza me babin. Dhimbje e madhe, e cila normalisht më shumë vërehet gjatë festave kur të gjithë mblidhen për të festuar ndërsa babai nuk është fizikisht në mesin e tyre.

Në anën tjetër Adelina dhe Zanfina Ismaili në vitin që lamë pas humbi nënën e tyre të shtrenjtë zonjën Mona Ismaili, e cila vajzave të saj iu la një boshllëk të madh, këtë boshllëk më së shumti e përjetoi e vogla e shtëpisë Zanfina. E cila shumë shpesh e ka shpreh haptazi se pa Monën ndjehet një person i vetmuar.

Që të dy këngëtaret sot kujtuan prindërit e tyre tashmë të ndjerë, Leonora kujtoi babanë e saj i cili ishte Ushtar i UÇK-së, ku në disa foto që do i shihni më poshtë ajo shihet tek sa i bën vizitë varrit të tij.

E në anën tjetër është Zanfina ajo e cila ka nda me miqtë e saj në instastory disa fjalë shumë emocionuese për nënë e saj Monën, e cila përveç që ishte nënë për Adelinën, Emën e Zanfinën, ishte edhe një kujdestare dhe edukatore e mirë për to.

Foton Zanfina e shoqëron edhe me një kujtim dhe urim për të ndjerën Monën, ku për koicidencë me festën e Kurban Bajramit, ajo po të ishte gjallë sot do të kishte ditëlindjen dhe do të festonin së bashku me vajzat si përherë.

Data 01.09 për Zanfinën duket të jetë një datë e dhembjes, kur e kujton se në këtë datë ajo festonte ditëlindjen e nënës. Ne lutemi që prindërit e këngëtareve tona të dashura të pushojnë në paqe. Jeta vazhdon, edhe pse dhembja kurrë nuk pushon!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera