Rozë

Mami i Heidit tregon të vërtetën për largimin e saj nga Big Brother i Italisë

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 09 May 2024

Siç e dimë tanimë, Heidi, e cila aktualisht është banore në shtëpinë e “BBV3”, ka qenë gjithashtu një konkurrente në “Grande Fratello”.

Gjatë një puntate, befas ajo vendosi të “braktiste” ‘Grande Fratello-n’ dhe ky vendim i saji erdhi pas një takimi me të atin në program ku ky i fundit kërkoi daljen e Heidit nga shtëpia për shkak se nuk i pëlqente afërsia që ajo kishte krijuar me 47-vjeçarin, Massimiliano Varrese, një tjetër konkurrent i “Grande Fratello-s”.

“Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të kapi dhe të vuri nën stres. Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri të sillet keq me vajzën time dhe ti e di. Nuk lejoj njeri të shkelë dinjitetin tënd. I kam premtuar mamit se do të çoj në shtëpi sonte.”- u shpreh babai i Heidit asokohe.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera