Lajme

E ngacmoi kolegen në vendin e punës, arrestohet një person në Graçanicë

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 21 May 2022

Një person është arrestuar të premten në Graçanicë, pasi që dyshuhet se e ka ngacmuar kolegen e tij në vendin e punës.

Sipas policisë rastin e ka raportuar e dëmtuara, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkaq, lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera