Dyfishohet pagesa e tatimeve nga estrada për vitin 2022
Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 20 February 2023
Ilir Murtezaj, drejtor në Administratën Tatimore të Kosovës, ka thënë se gjatë vitit 2022 ka pasur dyfishim të pagesës së tatimeve nga estrada.
Sipas tij, gjatë vitit të kaluar ARK-ja ka marrë rreth 2 milionë euro nga këta tatimpagues.
Murtezaj shtoi se në 2022-ën, afër 21 milionë euro janë deklaruar nga estrada, krahasuar me një vit më parë kur deklarimi i qarkullimit ishte rreth 810 mijë euro.
“ATK-ja ka identifikuar sektorët që prodhojnë rreziqe më të mëdha për mospërmbushje tatimore, në ndër to janë edhe estrada dhe gastronomia… Nga 10 milionë euro të qarkullimit të deklaruar gjatë vitit 2021, në vitin 2022 kemi diku afër 21 milionë euro. Përveç qarkullimit të deklaruar kemi edhe dyfishim të pagesës së tatimeve, nga 810 mijë euro që janë paguar në vitin 2021 nga kjo kategori e bizneseve, kemi afër 2 milionë euro.”, ka thënë Murtezaj.
Ai tha se inspektimet dhe komunikimet sensibilizuese kanë bërë që gjatë vitit 2022 të ketë dyfishim të rritjes së qarkullimit të deklaruar.
“Përveç inspektimeve që kemi bërë edhe komunikimit që kemi bërë, që ka qenë shumë sensibilizuese, ka bërë që gjatë vitit 2022 të kemi dyfishim të rritjes së qarkullimit të deklaruar nga ana e këtij grupi të tatimpaguesve”, ka shtuar ai.
Të tjera
-
Ushtrimet “Efes 24” në Izmir të Turqisë, fotografi të ushtarëve të Kosovës nga trajnimi
Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar fotografi nga ushtrimet “Efes 24” që...
-
Nagavci kërkon bashkëpunimin e komunave për ndërtimin e çerdheve të reja
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi se kanë siguruar buxhetin për ...
-
Apeli ndryshon aktvendimin e Themelores, kthen Enver Sekiraqën në paraburgim
Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite bu...
-
Vdẹs pjesëtari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi
Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin për vdek...
-
Hungaria, Kosovës: Pajtimi me Serbinë çelë rrugën e anëtarësimit në KiE
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se shtet...
-
Kosova jashtë agjendës së KiE për anëtarësim, Hasani: Mundësi e humbur
Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës sot në Stra...
-
Afrika e Jugut i bën thirrje GJND-së që të urdhërojë Izraelin t’i japë fund urgjentisht ofensivës në Rafah
Afrika e Jugut i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) që të...
-
“Je gënjeshtar” – Dëshmitë në gjyqin ndaj Trump/ Avokatët e ish-Presidentit përplasen me dëshmitarin
Michael Cohen, ish-avokati i Donald Trump, pranoi në Gjykatë se ndër vite shp...
-
“Lojë hileqare e Albin Kurtit” – Zgjedhjet e parakohshme dhe KiE, opozita me kritika e akuza ndaj kryeministrit Kurti
Hapjen e temës për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, opozita e konside...
-
Baerbock: Kosova të bëjë gjithçka që ta sigurojë shumicën për KiE
Kreydiplomatja gjermane, Analena Baerbock, i ka bërë sot edhe një herë thirrj...
-
Analisti shqiptar për dështimin e Kosovës për anëtarësim në KiE: Besueshmëria e aleatëve tashmë është cenuar
Analisti shqiptar që vepron në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
-
Policia arreston personin që ishte arratisur nga burgu i Gjilanit
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur që ta arrestojnë një të dyshuar...