Lajme

Dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë, njëri nga shoferët i dehur

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 05 December 2021

Dy persona janë lënduar sonte si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Korreticë, tek vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka theksuar se në aksident janë të përfshira dy vetura me targa vendore, dhe se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30.

-Advertisement-

“Sipas informacioneve fillestare dyshohet se njëri nga drejtuesit e automjetit rezulton të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit gjatë vozitjes. Njësia për kontroll të autostradave e PK-së është duke u marrë me rastin dhe procedurat ligjore”,ka thënë Hoxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera