Dy të arrestuar për vjedhjen e një BMW-je X6 në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus
21:45 | 19 October 2024
Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar për arrestimin e dy personave që dyshohen për vjedhjen e një veture të tipit BMW X6 në rrugën “Josip Sela” në Ferizaj pasditen e 16 tetorit. I dyshuari kryesor i lirua “për procedurë të rregullt hetimore”.
Fillimisht, sipas njoftimit, Policia të nesërmen e incidentit ka arrestuar të dyshuarin e parë M.H. 51 vjeç dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë. Por s’ka treguar nëse e ka liruar pas 48 orëve.
Në vazhdimin e hetimeve, i dyshuari kryesor u arrit të identifikohet dhe u mor vesh se kishte kaluar në territorin e Serbisë me targa të ndërruara.
“Pas shumë përpjekjeve, hetuesit rajonalë kanë rënë në kontakt me të dyshuarin F.D i moshës 27 vjeç, i cili me datën 19.10.2024 (sot) është dorëzuar në pikën kufitare me Serbinë, ndërsa ka dorëzuar edhe veturën BMW X6 tek hetuesit rajonalë”, thuhet në njoftim.
Por F.D. u lirua “për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar përkohësisht vetura, deri sa të përfundojnë procedurat e kthimit te pronari i saj”.
Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Të tjera
-
Vetëvendosje zgjedh Faton Pecin kandidat për kryetar të Mitrovicës
Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që Faton Peci të jetë kandidati i saj për kr...
-
Të shtëna në një shkollë në Graz të Austrisë, së paku pesë të vra*rë
Së paku pesë persona raportohet të jenë vrarë nga të shtënat në një shkollë n...
-
Pamje magjike në Vlorë – delfinët ‘vallëzojnë’ mes valëve
Ngrohja e klimës, deti i qetë, i ngrohtë dhe pa dallgë, kanë bërë që në gjiri...
-
Begaj mbërrin në Prizren për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka arritur në Kosovë. Ai udhëtoi dre...
-
Abdixhiku ngushëllon familjen Bukoshi: Figura e tij do të mbetet përherë pjesë e pandashme e historisë sonë shtetformuese
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëll...
-
Hoti i pikëlluar pas vdekjes së Bukoshit
Deputeti i betuar I LDK-së, Avdullah Hoti është shprehur i pikëlluar pas vdek...
-
“Një mjek me vizion dhe burrë shteti me përkushtim të pashoq” – Osmani ngushëllon familjen Bukoshi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarj...
-
26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë
Sot mbushen 26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Ish-Jugosllavi...
-
Haradinaj bën thirrje: Mos udhëtoni në Serbi – rrezik për pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë...
-
Shkruan Mero Baze: Bujar Bukoshi – doktori që mori në dorë fatin e Kosovës
Shkruan: Mero Baze Bujar Bukoshi është ndarë nga jeta sot në mëngjes, pas ...
-
12 tetori i zgjedhjeve, partitë nisin përgatitjet – kush janë kandidatët për kryetarë komunash që u zyrtarizuan deri më tani
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor ...
-
Kurti hap Javën e Krenarisë: Secili ka të drejtë të jetë ai që është
Në kuadër të Zyrës për Qeverisje të Mirë, u hap ceremonia e Javës së Krenaris...