Lajme

Dy gra humbin jetën pasi bien në një ujvarë

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 10 January 2023

Një tragjedi ka ndodhur në një ujëvarë në jug të Uellsit, ku dy gra humbën jetën si pasojë e rënies nga një lartësi në ujërat e ftohta. Trupi i njërës prej tyre u gjet menjëherë nga ekipet emergjencës, ndërsa trupi i gruas së dytë u gjet dy ditë pas ngjarjes tragjike, sipas Daily Mail.

Javën e kaluar, policia mbërriti në Ujëvarat Ystradfellte, të njohura si Four Waterfalls Walk në Parkun Kombëtar Brecon Beacons, rreth orës 11:45, më 4 janar. Në atë kohë, policët konfirmuan se kërkimi për një grua të dytë në zonë po vazhdonte dhe familjet e të dy grave ishin informuar.

Kërkimi ishte ndërprerë rreth orës 17:00 të së mërkurës në mbrëmje për shkak të kushteve të motit dhe kërkimi për gruan e dytë rifilloi mëngjesin e së enjtes, për të rinisur një ditë më vonë, kur kushtet u përmirësuan, çfarë bëri të mundur edhe gjetjen e trupit të dytë të pajetë disa kilometra larg./abcnew.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera