Lajme

Drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve ofron ndihmë juridike pa licencë të avokatit

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 11 March 2023

Por, pse nuk luftohet kjo dukuri? Oda e Avokatëve të Kosovës, si një ndër institucionet kryesore që do duhej të ishte e zëshme kundër kësaj dukurie, ka rënë në heshtje për këtë.

Arsye për këtë, mund të jetë edhe fakti se pikërisht drejtori ekzekutiv i saj, Besim Curri, luan rolin e përfaqësuesit të palëve.

Ekipi i emisionit “Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar veprimtarinë e Currit për të dëshmuar nëse qëndrojnë pretendimet e palëve se po i përfaqëson dhe po ju ofron ndihmë juridike palëve në kundërshtim me ligjin.

-Advertisement-

Gazetarët janë paraqitur në dy seanca, në të cilat Curri ishte prezent si përfaqësues i një kompanie për një kontest gjyqësor lidhur me prona.

Në këtë rast, për dallim nga dy palët e tjera, të cilat ishin të përfaqësuara nga avokatë, nuk ishte edhe kompania të cilën po e përfaqësonte Curri.

Në seancën e dytë, ai shihet të ketë dhënë ndihmë juridike me deklaratën e tij, seancë gjatë së cilës ishte i shoqëruar nga një përfaqësues i kompanisë.

“Qëndroj në tërësi pran kundërshtimeve të paraqitura si në parashtresë të paraqitura me shkrim si dhe atyre të paraqitura në seancë të mbajtura, duke shtuar se nuk ekziston asnjë rrezik real, i cili do ta arsyetonte vendosjen e masës së sigurisë”, ka thënë gjatë seancës, Besim Curri, drejtor ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës.

Në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi” gjyqtari Përparim Zeka ka thënë se sipas LPK përfaqësues me prokurë i palës mund të jetë çdo person që ka zotësi të plotë për të vepruar.
Përkundër kësaj, Zeka bënë dallimin në mes të përfaqësuesit dhe avokatit.

“Në bazë të kuadrit aktual ligjor, pala parimisht mundet vetë të ndërmarrë veprime procedurale dhe në raste të rralla parashihet detyrimi, që pala të përfaqësohet nga një avokat. Në të gjitha rastet, kur nuk ekziston detyrimi për avokat, pala mundet vetë të ndërmarrë veprime procedurale ose nëpërmjet përfaqësuesit me autorizim”.

“Pra, nga këto të cekura rezulton se lejohet një përfaqësim i tillë dhe ofrim i shërbimeve juridike nga këta persona të palicencuar nga OAK, me kusht që pala që ka dhënë autorizimin dhe pala që merr autorizimin të kenë aftësi për të vepruar”, ka thënë Zeka në një përgjigje me shkrim.

Për të parë nëse ky është rasti i vetëm, apo Curri këtë e ka biznes, ekip i “Betimit për Drejtësi” e ka telefonuar për ta angazhuar.

Ndryshe nga hera e parë, hulumtuesi i ekipit “Betimi për Drejtësi”, në këtë rast është paraqitur si pronar i një biznesi, kinse ka probleme me importim të mallrave në doganë dhe se është në kërkim të shërbimeve të një avokati. Për këtë qëllim është kontaktuar Besim Curri, duke iu drejtuar në cilësinë e avokatit, për çka ai përgjigjet me saktësi, sikurse në emrin e vet.

Por, Besim Curri nuk është avokat i licencuar e as nuk ka zyrë ligjore për të ofruar shërbime juridike.

“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të marrë një përgjigje për këtë rast dhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, lidhur me këtë praktikë të përfaqësimit të palëve nga personat që nuk janë të licencuar, duke ofruar shërbime juridike për ta. Por, ende nuk ka përgjigje.

“Curri: Alo
Hulumtuesi: Alo, mirëdita.
Curri: Mirëdita.

Hulumtuesi: Më falni a po bisedoj me avokat Besim Currin.
Curri: Po, i nderuar.

Hulumtuesi: Më fal, Besim, jam Ramizi, e kom një kompani që shes online do mall ma kanë ndalë në Doganë e po me duhet ndihma jote a kishte mujtë me më ndihmu?
Curri: Urgjent po të vyn a?

Hulumtuesi: Paj vallahi goxha urgjent, se i kom bo do pagesa do sene, s’po di çka me bo po me lypin hala me pagu ata, s’po di çka me të thane. A kishe mujt me u taku, kur kishe mujt me më taku? Nesër? A kish bo nesër paradite, para orës 12?
Curri: Boma një telefon hajt nesër.

Hulumtuesi: Ku me ardhë nesër, ku je me zyre?
Curri: Nesër hajde tek Kurrizi në “Princ kafe” qaty, kur të vish qaty veç me thërret unë dale për dy tre minuta.

Hulumtuesi: U bo Besim, faleminderit shumë.
Curri: Hajde i nderuar kalofsh mire”.

Besim Curri nuk ka qenë asnjëherë avokat.

Për rreth dy dekadave ai ka punuar në Doganën e Kosovës, dhe më pas është zgjedhur si drejtor ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës.

Hulumtuesit e kanë kontaktuar për herë të dytë Currin përmes telefonit dhe ai sërish përgjigjet si avokat.

“Hulumtuesi: Alo mirëdita?
Curri: Mirëdita?

Hulumtuesi: Me avokat Besim Currin a po bisedoj?
Curri: Po i nderuar urdhno?

Hulumtuesi: Avokat kërkoj falje, jom Ramizi të kom thirr para njo dy dite për një çështje, do dokumente i kom në Doganë do mall ma kanë ndalë ndoshta po të kujtohet.
Curri: Po.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera