Sport

Drama e futbollistit të Liverpoolit: A do të vdes nesër?

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 12 August 2018

Jose Enrique ka zbuluar se ai ka frikë se do të ndahet nga jeta, teksa mbrojtës i Liverpool po vazhdon betejën me kancerin.Duke folur për “BBC Sportsworld”, 32-vjeçari tha:

“Edhe pse doktori më ka thënë të mos shqetësohem, sepse mund ta mposhtim tumorin, unë jam bërë mosbesues dhe pyes veten: a do të vdes nesër?”

Spanjolli iu nënshtrua një operacioni më maj, pasi u diagnostiku me një kancer të rrallë në mushkri dhe tani ka nisur betejën për të mposhtur sëmundjen.

-Advertisement-

Enrique ka luajtur 127 ndeshje me Newcastle dhe 99 me Liverpool, teksa në fillim të vitit deklaroi tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera