Rozë

Dikush tenton të vjedhë në dyqanin e Rozana Radit, këngëtarja poston videon në “Instagram”

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 25 August 2020

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur së fundmi në dyqanin e këngëtares së njohur, Rozana Radi.

Kjo e fundit ka zbuluar se një adoleshent është futur në ambientet e dyqanit të saj, duke shkuar menjëherë te kasa e duke marrë disa të holla.

Edhe pse është përpjekur mos të dukej, shitësja e ka vënë re nga kamerat e sigurisë, teksa Rozana e ka ndarë videon në Instagram, duke shkruar:

-Advertisement-

“? Te gjithe duart lart! ( Keto qe vodhi i ka pas me i prish te Folie, kurse 1 mije lekshin e donte per fat) Nderkohe ne story keni po te njetin sot duke vjedhur ne nje butik tjeter. Ka kohe ti sjelli parate qe ka vjedhur ne te kundert e dime se kush eshte dhe se kush jane ata qe i nxjerrin te vjedhin. Mendojeni mire!”.

Rozana ka treguar në “Instastory” se i njëjti persona ka vjedhur edhe te dyqanet e tjera përreth.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera