Digjen dy kamionë në pronësi të shqiptarëve në Zubin Potok
Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 02 July 2022
Dy kamionë janë djegur gjatë së shtunës në Zubin Potok. Pronarët e tyre janë shqipatarë, të cilët po punonin në një projekt. Ata thonë se nuk kishin kërcënime, mirëpo punën nuk do ta fillojnë pa iu garantuar siguria nga Policia e Kosovës.
Erdhën për t’ia filluar punës, por një gjë të tillë e kishin të pamundur.
Afër rrugës që ndan fshatrat Zupç dhe Çabër të Zubin Potokot, dy kamionëtë kompanisë shqiptare “Fulda” u dogjën tërësisht.
Hakif Bajrami, menaxheri kësaj kompanie që po kryen disa punime në këtë zonë, është i befasuar me atë se çfarë ka ndodhur, derisa nuk i di motivet e ngjarjes.
“Nuk kemi pasur asnjë telashe, kemi punu normal, sot na kanë lajmëruar edhe na tregun që i kanë djeg”, ka thënë Bajrami.
Por, Bajramin më shumë e shqetëson fakti që në Veri të Kosovës nuk po mundën të punojnë lirshëm.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për djegien e këtyre kamionëve.
Mirëpo, pronarët e këtyre mjeteve thonë se këto shenja i bëjnë të dyshojnë se djegia është bërë me koktej molotovi.
“Nuk ndihemi mirë, se jemi në vendin tonë dhe me pas frikë me punu. Kështu kërcenime nuk na ka bërë askush neve, por po e shihni”, ka shtuar ai.
Kurse pronari i kompanisë, Skënder Shala, thotë se policia kjo vepër është kryer nga një grup kriminelësh.
“Këto ditë e para, kemi punuar pa pengesa dhe nuk kemi pas diçka të keqe me dikon as kurgjo, mirëpo kur erdhem i pamë të djegura dhe sipas policisë këtë vepër e kanë kryer disa kriminela”, ka thënë Skender Shala.
Por, punën që e ka filluar tre ditë më parë, kjo kompani thotë se duhet ta çojë deri në fund.
Nga ky vend deri tek pika kufitare në Bërnjak, janë rreth 28 kilometra, ku kjo kompani do të punojnë edhe në vazhdim për të përfunduar këtë projekt.
Mirëpo ata për RTV Dukagjini kanë thënë se nuk ndihen të sigurt të vazhdojnë punimet, vetëm nëse marrin garancion nga Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes pasdite kanë shkuar KFOR-i talian, pjesëtarë të së cilit diskutuan me pronarët e kamionëve.
Lokacioni ku janë djegur kamionët është pak metra larg hapësirës ku para disa muajsh Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri.
Të tjera
-
Haliti për terro*ristët në Banjskë: U lejuan të ikin, po të vrit*eshin të paarmatosur do hapej proces në Hagë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ë...
-
Prishtina përgatitet për “Melodinë e Lirisë”, koncerti festiv për çlirimin e Shqipërisë dhe Kosovës
“Melodia e Lirisë” është koncerti që do të mbahet nesër në sheshin “Zahir Paj...
-
LDK-ja autorizon Abdixhikun që të negociojë koalicione parazgjedhore
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka autorizuar kryetarin Lumir Abdixhiku që të ...
-
Arrestohet i dyshuari për grabitje në pikën e derivateve në Gjilan
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifiko...
-
Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez në parlament
Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez ...
-
Kurti diskuton me anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarët e e...
-
Hoti parashikon largim të kuadrove nga FSK-ja shkaku i buxhetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të martën ...
-
Ndërhyri në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastral, arrestohet zyrtari
Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e ...
-
Arrestohet i dyshuari për prodhim të dro*gës sintetike në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për prodhim të drogës sintetike...
-
Abdixhiku e quan Kurtin “mosbesues të pavarësisë”: Tri vjet për ta kuptuar paaftësinë e kësaj Qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se p...
-
Abdixhiku i vendosur, përsërit thirrjen për dorëheqjen e Kurtit
Tashmë ka filluar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokr...
-
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atë shtetëror, ka nisur mbledhja e...