Dëshmitari Rrëfen si ia morën babain pjesëtarët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus
18:34 | 14 May 2017
Agron Përteshi dëshmoi në gjykimin e Remzi Shalës, i cili akuzohet se bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, e kishin marrë babain e dëshmitarit, i cili më pas ishte gjetur i vdekur në afërsi të rrugës në fshatin Duhël.
Dëshmitari Agron Përteshi dëshmoi në Gjykatën e Prizrenit për natën kritike kur babai i tij, Haxhiu, u mor nga disa pjesëtarë të UÇK-së, në shtëpinë e tyre në fshatin Duhël dhe disa ditë më pas u gjet i vdekur afër një rruge të fshatit.
Ngjarja për të cilën po gjykohet Remzi Shala ka ndodhur më 26 qershor të vitit 1998.
Agron Përteshi tregoi se para se të ndodhte arrestimi i babait të tij ai ka qenë në qendër te fshatit bashkë me disa fshatarë të tjerë duke biseduar. Sipas tij, në ato momente kanë ardhur dy vetura prej qendrës së fshatit Duhël dhe janë ndalur në lagjen e Qatanëve.
“Pas disa minutave ka ardhur njëri nga ajo lagje dhe na ka thënë: “Ikni se UÇK-ja, pasi që ne nuk kishim të drejtë të dalim në qendrën e fshatit pas orës 21:00, përveç rojës së fshatit. Vrapova në shtëpi dhe hyra bashkë me Isuf Qatanin. Deri sa isha në oborr për të parë se nga po shkon ai grup, ata u drejtuan për në shtëpinë tonë dhe e thirrën emrin e babait. E hapa derën e oborrit, njëri më pyeti: ‘A e ke babën aty?’. I thash: po. Ai më kapi dorën dhe vazhduam te dera hyrëse e shtëpisë”, tregoi dëshmitari.
“A mund të përshkruash personin që të kapi për dore?”, ishte pyetja nga prokurori special Haki Gecaj.
“Po, personi ishte më pseudonim “Molla e Kuqe”. Atë e kam njohur edhe ditë më parë. E thirra babanë dhe ai e pyeti: “A je ti Haxhia?”. Më pas biseduan 2-3 minuta lirshëm dhe “Molla e Kuqe” i tha babait a mundesh me ardhë me neve për një bisedë më të gjatë. Babai i tha: po, vetëm t’i marr cigaret. Ai i tha nuk ka nevojë se ne i kemi të gjitha dhe shumë thjesht, pa acarime, kanë dalë nga oborri”, tha Agron Përteshi.
“Pasi dolën nga oborri, e kanë kapur dy persona, “Molla e Kuqe” dhe një person tjetër. Desha të vazhdoj pas tyre por një person më kërcënoi më pushkë dhe nuk më la”, shtoi Agroni, shkruan kallxo.com
Më pas prokurori e pyeti: “Ju prej fillimit sot po i referoheni personit “Molla e Kuqe”, a e dini kush është ky person me këtë pseudonim?”.
Arbeni tregoi se ka pasur rast ta takojë një natë kur ka qenë i angazhuar si roje fshati dhe në një tubim të fshatarëve në shtëpinë e Rifat Qatanit, ku ishte prezent edhe i ndjeri Haxhi Përteshi. “Tubimi ka qenë për t’i dalë ndihmë UÇK-së”, tha Agroni.
Pas kërkesës së prokurorit, trupi gjykues lejon që i dëmtuari ta identifikojë të akuzuarin. I dëmtuari Agron Përteshi i kthyer nga banka e të akuzuarit deklaron se këtë person e njeh nga viti 1998 dhe ky është personi me pseudonimin “Molla e Kuqe” Remzi Shala.
“A keni marrë ndonjë veprim për ta gjetur babanë e juaj, a je interesuar ku është?”, pyeti prokurori Gecaj.
Po jam interesuar, tha Arbeni. “Sipas informacioneve që kisha babai im ishte në shtabin e fshatit Luzhnicë dhe shkova ta kërkoj. Kur shkova roja më tha a mund të vini nesër se sot komandanti është i lodhur. U ktheva në shtëpi dhe të nesërmen shkova prapë. Në hyrjen e fshatit më ka ndalur roja dhe më kërkoi emrin dhe mbiemrin. Pas 5 minutave konsultim rojet në mes vete më dhanë urdhër të kthehem prapa. Përsëri u ktheva në shtëpi”, tha dëshmitari, i cili në këtë rast është në cilësinë e të dëmtuarit.
Dëshmia e Agron Përteshit pritet të përfundojë në seancën e radhës.
Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Natal Bullakaj, kishte vërejtje në deklaratën e deritanishme të dëshmitarit.
“Në tërësi nuk përputhet dhe ndryshon me deklaratat të cilat i ka dhënë në Pprokurori, sidomos kam vërejtje në pjesën deklaruese rreth njohjes së të akuzuarit, formën se si e përshkruan dhe rrjedhën e njohjes të këtij personi ngase nuk përputhen më deklaratat e hetuesisë dhe prokurorisë. Sot është deklaruar ndryshe”, tha avokati Bullakaj.
Seanca e radhës është caktuar për datën 27 qershor.
Në seancën e ardhshme është paraparë që dëshmitari Agron Përteshi ta përfundojë dëshminë e pastaj dëshmi do të japin Halil Përteshi dhe Bashkim Elshani.
I akuzuari Remzi Shala në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” në fund të janarit të këtij viti mohoi se ishte i përfshirë në privimin nga liria të Haxhi Përteshit në qershorin e vitit 1998.
Emisionin e plotë për aktakuzën ndaj ish-ushtarit të UÇK-së Remzi Shala mund ta shikoni këtu.

Të tjera
-
KFOR-i i gatshëm për përballje me çdo lloj skenari gjatë zgjedhjeve në veri
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se është i gatshëm për t’u përball...
-
Rusia merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të shtunën, SHBA kërkon përjashtimin e saj
Rusia “nuk duhet të jetë” një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimi...
-
Nuk ka shtesa në paga as këtë muaj për zyrtarët publikë
As këtë muaj zyrtarëve publikë nuk iu kanë ekzekutuar në pagat e tyre shtesat...
-
FSK ndërton urën e cila u shkatërrua pas vërshimeve të fundit në Skenderaj
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bëre të ditur se kanë ndërtuar urën në f...
-
Rrahje masive në Prishtinë, tre persona dërgohen në QKUK
Tre persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 10:15, si pasojë e një ...
-
Kurti e falënderon ambasadorin norvegjez për rolin e rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Norveg...
-
Ekzekutohen pagat për muajin mars, a ka shtesa për zyrtarët publikë?
Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë z...
-
Voziti 128 kilometra në orë më shumë se sa lejohet, 500 euro gjobë dhe i ndalohet vozitja për 1 vit
Policia e Kosovës ia ka ndaluar një gjakovari të vozisë veturën shkaku se e k...
-
Donald Trump mund të shkojë në burg, mbesa bën thirrje për festë: Ia dolëm!
Mary Trump, mbesa e Donald Trump, thotë se aktakuza e xhaxhait të saj është p...
-
Rrahet polici në aeroportin “Adem Jashari”, dërgohet në QKUK
Dy burra janë arrestuar pasi kanë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes s...
-
HRW: Gjykata e Hagës nxjerr në pah nevojën për drejtësi 24 vjet pas luftës në Kosovë
Gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre të tjerëve me aku...
-
Petkoviq kritikon Kurtin për qëndrimin rreth vizitës eventuale të Vuçiqit në Kosovë
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka krit...