Kupa e Botës 2022

Deschamps flet për lëndimin e Hernandezit, thotë se ishte mjaft serioz

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 22 November 2022

Duke folur për “TF1” pas fitores të Francës ndaj Australisë 4:1 në ndeshjen e parë në Kupën e Botës “Katar 2022”, Didier Deschamps foli edhe rreth lëndimit të Lucas Hernandez.

Mbrojtësi u detyrua të largohej nga ndeshja në minutën e 13-të, transmeton Gazeta Express.

Hernandez mori lëndim në gju brenda dhe u zëvendësua nga vëllai i tij, Theo.

-Advertisement-

Sipas Deschamps, gjërat nuk duken pozitive për lojtarin e Bayern Munichut, edhe pse ende nuk është një rezultat përfundimtar mjekësor.

“Do të shohim pas testeve, por mua më duket mjaft serioze”, u shpreh përzgjedhësi i Francës.

Mbetet të shihet nëse Franca do të përballet sërish me problemin e lëndimeve, siç u përball që në start të turneut.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy