Deputetja e AAK-së: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim këtë vit në BE vetëm ëndërr e Kurti
Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 17 April 2022
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, po e sheh vetëm si ëndërr të kryeministrit Albin Kurti, pretendimet e tij se Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ajo thotë se për një gjë të tillë duhet konsensus brenda unionit evropian dhe një mori procedurash për të cilat Kosova aktualisht nuk i ka përfunduar.
Kadrijaj thotë se përderisa pesë vendet e BE-së nuk e njohin Kosovën do të jetë i vështirë aplikimi për anëtarësim në BE.
“Po shohim se s’kemi asnjë aplikim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe tash edhe në Këshill të Evropës. Ndërsa ajo çka po prononcohet zotëri Kurti se do të aplikojë për anëtarësim në BE, është një ëndërr që po e sheh, pasi ne kemi pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe aty duhet një konsensus. Por paraprakisht për anëtarësim në BE-janë para anëtarësimi dhe harmonizimi i krejt legjislacionit me atë të BE-së. Për këtë arsye po shohim fjalë shumë, por veprime konkrete asnjë”, thotë ajo.
Ajo konsideron se dështimin më të madh Qeveria Kurti e ka në politikën e jashtme.
“Kjo qeveri e shpresës që ka ardhur me premtime të mëdha, dështimin më të madh e ka në politikën e jashtme. Ju e dini se qeveria Kurti ka thënë se do të ketë prioritet angazhimin në politikën e jashtme dhe ne po shohim se nuk angazhimin në minimumin e angazhimit. Kjo qeveri është karakterizuar me skandale të njëpasnjëshme në diplomaci”, shton Kadrijaj.
Deputetja opozitare adreson kritika edhe ndaj pakos mbështetëse të qeverisë ndaj qytetarëve, derisa kërkon miratimin e projektligjit për paga.
“Po konsiderohet si lëmosh sepse në agjendën legjislative është paraparë që në muajin mars të vjen në Kuvend, ligji i pagave dhe përmes tij rregullohet sistemi i pagave në sistemin publik dhe kemi parë se është spostuar ky dhe nuk dihet kur do të sjellët. Pastaj kemi kërkuar që të rregullohet paga minimale, ju e keni pa se kemi pasur debate të shumta për rritjen e çmimeve dhe energjisë”, deklaron ajo.
Ajo thotë se shtesat prej 100 euro janë lëmosh dhe janë të pamjaftueshme.
“Është e pamjaftueshme të jepet lëmosh për një muaj. Këto benefite nuk i gëzojnë ata që janë të papunë dhe nuk i gëzojnë as bujqit që kanë nevojë për subvencione. Kjo është lëmosh e kalimit prej një periudhë në tjetrën 1 mujore që nuk e ka një efekt ekonomik’, thekson Kadrijaj./kp/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 16 maj
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Fun...
-
Bislimi thotë se takimi në Bruksel ishte i dështuar për shkak se Serbia paraqiti kushte të reja
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se takimi i sotëm në Bruk...
-
Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja
Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme pa...
-
Mbi 2 mijë fëmijë lindën në mars, prijnë me numër meshkujt
Vetëm gjatë muajit mars, kanë lindur 2 mijë e 042 fëmijë. Por dhe gjatë këtij...
-
Qentë endacakë sulm*ojnë gazetaren te Menza e Studentëve, publikon pamje
Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se sot rreth otës 18:00...
-
Krasniqi fton LDK-në e AAK-në për shpërndarjen e Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë th...
-
Kurti në Kotor, publikon pamje duke shtrënguar duart me O’Brien e Spajiq, Ramën “e fsheh”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga darka e s...
-
Takimi për “dinarin”, Qeveria: Pala serbe bëri propozime që synojnë legalizimin e strukturave të saj paralele e ilegale
Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin e sotëm të zv/kr...
-
Osmani nderon Monumentin Kombëtar të Përkujtimit në Danimarkë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nderuar Monumentin ...
-
Edi Rama i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryemini...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se vodhi një motoçikletë
Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Ferizaj, pasi dyshohet se k...
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...