Lajme

Deputetët pamundësojnë miratimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 22 February 2023

Sot në Kuvend nuk arritën të merrnin miratim katër marrëveshje ndërkombëtare, për shkak të mungesës së kuorumit dhe unitetit mes deputetëve të pushtetit e atyre të opozitës.

Ligjvënësit nuk i dhanë dritën jeshile marrëveshjes së nënshkruar nga ministri i Financave me Fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për marrjen e një kredie deri në 40 milionë dollarë si mbështetje buxhetore.

Krahas deputetëve të VV-së, mbështetje për kredinë nga OPEC-u dhanë edhe ata të PDK-së e AAK-së, por me kundërshtim të LDK-së, nuk u arrit që të mblidhen 80 votat e nevojshme për ratifikim.

-Advertisement-

LDK e kundërshtoi edhe marrëveshjen e reformës së ndihmës sociale.

Si pasojë e mungesës së kuorumit, dështoi dhe seanca, duke bërë që në votim të mos dilnin as dy marrëveshje të tjera. Pa u shqyrtuar mbetën edhe Projektligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën në baza gjinore, si dhe Strategjia për Energji e viteve 2022-2023.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera