Sport

Dënohet me dy vite burg ish kampioni i botës me Italinë

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 18 December 2020

Ish futbollisti i kombëtares së Italisë, Vicenzo Iaquinta është dënuar me dy vite burg, shkruan Gazeta inFokus.

Iaquinta u zë nga policia me dy armë pa leje dhe qindra plumba.

Sipas autoriteteve italiane armët kanë qenë të regjistruara, por babai i tij i cili ishte i dënuar me 19 vite burg, ishte i përfshirë me një të kaluar kriminale.

-Advertisement-

41 vjeçari ka qenë pjesë e Juventusit, me të cilët luajti pesë sezone dhe Udineses, si dhe kishte arritur të shpallej kampion bote me Italinë në vitin 2006./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera