Dënohet me 9 muaj burgim i akuzuari për legalizim të përmbajtjes së rreme
Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 21 September 2022
Gjykata Themelore në Gjakovë, dega Malishevë e ka dënuar me 9 muaj burgim efektiv të akuzuarin S.M, për akuzën se e kishte vënë në lajthitje gjykatën duke trashëguar 47 ari me dokument të rrejshëm, me pretendimin se ka ekzistuar një person me emrin Rr.M.
Aktgjykimi është shpallur të mërkurën nga gjykatësi i rastit Njazi Morina, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari S.M dënimin do ta vuajë 15 ditë pas plotfuqishmërisë së të njëjtit.
Gjithashtu, i akuzuari S.M detyrohet të paguajë edhe shpenzimet e procedurës, për fondin e kompensimit të viktimave shumën prej 30 euro dhe për paushallin gjyqësor në shumë prej 60 euro.
Sipas aktakuzës së ngritur më 19 shkurt 2015 nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, S.M ngarkohej se më 3 qershor 2014, në Malishevë, ka vënë në lajthim Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, saktësisht gjyqtarin Haki Kryeziu, i cili vërteton një çështje të pavërtetë me aktgjykimin e 3 qershorit 2014, me të cilin gjykata refuzon kërkesëpadinë e paditësve S., Rr. A., H., M., N., dhe H.M, nga Malisheva, ndaj të paditurve R., S., M., J., N., R., N., M., S. dhe H.M.
Sipas aktit akuzues, i akuzuari S.M. ka prezantuar dokumentin e rrejshëm se ka ekzistuar një person me emrin Rr.M. që ka pasur në pronësi ngastrën kadastrale në sipërfaqe prej 47 ari në Malishevë, e që pastaj e ka trashëguar te pala e paditur, e që gjykata është vënë në lajthim duke vërtetuar pronësinë sipas trashëgimisë, edhe pse kjo pronë ka qenë e familjes së të dëmtuarit S.M, tani i ndjerë.
Me këtë, i akuzuari ngarkohej me veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, nga neni 403, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër me të cilën kryerësi dënohet me burgim prej tre muaj deri në pesë vjet.
Të tjera
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...
-
Ministrja Haxhiu kërkon përgjegjësi për arratisjen e Sekiraqës: Të hetohen ata që e mundësuan
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar një hetim profesional dhe...
-
Kosovarët i qëndrojnë besnikë Shëngjinit edhe pas liberalizimit të vizave
Shqiptarët e Kosovës mbeten besnikët e bregdetit të Shëngjinit. Edhe këtë ...
-
Konfirmohet arratisja e Enver Sekiraqës, Policia: Nuk e gjetëm në shtëpi, kemi informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se kanë ndërmarrë të gjitha masat...
-
Droni i policisë, gjobit shoferen që bëri tejkalim në vijë të plotë
Policia e Kosovës në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar shoferen, e cila ...
-
Kurti nesër pret në takim nënsekretaren e DASh-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të pret në takim, nënsekretaren ...
-
Kurti i pret në zyrë udhëheqësit e koalicionit VLEN, thotë se i përgëzoi për rezultatin zgjedhor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot udhëheqësit e koalicionit V...
-
Zelensky: Rusia po përgatit ofensivë të madhe
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia po përgati...
-
Zyrtarja e lartë amerikane mbërrinë në Ksoovë, pritet nga Ambasadori Hovenier
Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike dhe Çështje Publike, Liz Allen,...