Sport

Deklarata e Sokolit pas fitores së thellë ndaj Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 19 December 2020

Ka përfunduar edhe xhiroja e mbetur e javës së 12-të mes Ballkanit dhe Gjilanit, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli arriti të triumfonte me rezultat të thellë në Suharekë me rezultat 0-4.

Pas kësaj fitore, për Art Sport, ka folur trajneri i Gjilanit, ‘Profa’ i cili është shprehur shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij.

-Advertisement-

“Mendoj që djelmoshat u angazhuan dhe ata e meritojnë fitoren, duhet t’i komplimentojmë ata”.

“Para se gjithash, djelmoshat ishin të interesuar të rikthehemi me rezultat pozitiv. Është rezultat i mirë që jep shpresë”.

Ndërsa sa i përket marrëveshjes me klubin, Sokoli ka shtuar:

“Marrëveshja me klubin është ta japim gjithë maksimumin, ndërsa dalja në Evropë dhe pozita në tabelë arrihet me punë. Jam optimist”, përfundoi ai.

Kjo ishte ndeshja e parë e Sokolit si trajner i Gjilanit për këtë edicion në Superligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera