Lajme

Dehari uron të gjithë mësuesit shqiptarë kudo që janë

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 07 March 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, ka uruar të gjithë mësimdhënësit shqiptar për Ditën e Mësuesit.

Në seancën solemne për 7 Marsin, Dehari uroi edhe mësuesit dhe mësueset e Luginës së Preshevës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë.

“Dita e mësuesit festohet për nder të shkollës së parë në Korçë, e cila u hap me mund, djers e gjak më 7 mars 1887. Në emër të deputetëve, mësuesit e mësueset që mbajnë ditarin në dorë, pensionistët e pensionistet që kaluan një jetë të tërë me ditarë në dorë, nga zemra ua uroj 7 Marsin, ditën më të rëndësishme në fushën e arsimit tonë”.

-Advertisement-

“Me këtë urim shumë të përzemërt, krahas mësuesve që punojnë në institucionet arsimore, në emrin tuaj dhe në emrin time, ua përcjell urimet edhe mësuesve shqiptarë në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut dhe në Republikën e Shqipërisë. Këtë urim ua përcjell edhe mësuesve dhe mësueseve që më shumë vështirësi e mbajnë të gjallë arsimin plotësues për mërgimtarët tanë në shtete të ndryshme të Evropës dhe botës”, tha Dehari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera