Opinione

Dallimet franko-gjermane zbehin perspektivën evropiane

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 10 May 2022

Në takimin e djeshëm në Berlin mes Macron e Scholz, ky i fundit e quajti ”interesant” propozimin e Macronit për zgjerim e ardhshëm të BE-së. “Interesant” heisst generell schlecht (“interesant” do të thotë përgjithësisht keq), ndaj Scholz megjithatë insiston në zgjerim.

Por, çdo zgjerim i BE-së në lindje e juglindje (Ukrainë, Moldavi, Kaukaz e Ballkan Perëndimor) e bën ekonominë gjermane edhe më eksploduese kundrejt rrudhjes së asaj franceze, prandaj Franca është kundër zgjerimit të mëtejmë me arsyetimin “first deepening, then widening” (së pari thellimi, pra reformimi i BE-së, e pastaj zgjerimi i saj).

Franca historikisht zgjerimet e BE-së në veri dhe verilindje i ka parë si interes anglez e gjerman, ato në lindje e juglindje si interes gjerman, kurse ato në jug si interes francez. Meqë tanimë s’ka zgjerime në veri, verilindje dhe jug, mbetet vetëm zgjerimi i BE-së sipas interesave gjermane në lindje e juglindje duke filluar nga Ukraina, Moldavia, Ballkani Perëndimor dhe Kaukazi. E duke qenë se Turqia ka Union Doganor me BE dhe raporte të shkëlqyeshme ekonomike me Gjermaninë, atëherë çdo zgjerim i BE-së sipas interesave gjermane në lindje dhe juglindje është automatikisht edhe interes turk, diçka që Franca e sheh me shumë dyshim.

-Advertisement-

Prandaj, pa treguar Rusia shenja dobësimi në luftën në Ukrainë, gjasat që BE të lëvizë drejt zgjerimit duken minimale. Insistimi i Francës për mosposhtërimin e Rusisë, tregon që Franca ende e sheh si partner Rusinë, pavarësisht që SHBA, Anglia dhe tanimë edhe Gjermania janë duke e armatosur me të madhe Ukrainën.

Mbi këtë bazë gjasat që Franca të lëvizë pro liberalizimit të vizave për Kosovën deri në fund të qershorit të këtij viti, kur edhe përfundon presidenca franceze e BE-së, janë minimale.

Që i bie se vizat, njohjet nga 5-shja mosnjohëse e BE-së si dhe tërë perspektiva evropiane për Kosovën është e lidhur me Dialogun Kosovë-Serbi. Qofsha i gabuar!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera