Rozë

Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e ri, por jo me Noizyn

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 11 October 2018

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka paralajmëruar projektin e ri të saj.

Bukuroshja shqiptare ka konfirmuar se projekti i ri i saj po vjen me DJ Geek.

Në klip shfaqen anëtarët e ekipit të saj, e bashkëpuntorët e saj më të afërt.

-Advertisement-

Kënga titullohet “Kurgjo Nuk Kallxojna” dhe është një ndryshim planesh.

Dafina kishte paralajmëruar këngën me Noizyn kohë më parë, madje u spekulua për një aferë të saj me reperin.

Por, duket se projekti i tyre do të shtyhet për një kohë, me që Duffye tashmë ka paralajmëruar këngën e saj të re.

Dafina po shijon suksesin e verës me këngën “Kalon”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera