Rozë

Dafina Zeqiri i qesh në fytyrë serbëve që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 20 July 2020

Dafina Zeqiri është një nga artistët e shumtë që kanë reaguar ndaj gabimit të kompanisë ‘Apple’ e cila kishte vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë.

Ditët e fundit është bërë një fushatë e madhe nga artistë shqiptarë ndaj kompanisë ‘Apple’ për të përmisuar gabimin e bërë, shkruan lajmi.net.

Dhe postimet e shumta dhe të ndryshme nga artistët tanë që tregojnë për historinë e vendit tonë, kanë nxitur reagime tek serbët, nga të cilët s’kanë munguar as kërcënimet.

-Advertisement-

Dafina Zeqiri së fundmi publikoi një video në profilin e saj në Instagram, ku shihej duke qeshur, dhe si përshkrim të saj shkroi “Serbia kur thotë se Kosova është pjesë e saj, dhe kosovarët që e dinë të vërtetën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera