Sport

“Çmenduria” e re e Mayweather, shikoni çfarë ore ka blerë

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 21 August 2018
Boksieri amerikan Floyd Mayweather nuk dëshiron të humbasë asnjë sekondë nga jeta e tij, ndaj ka vendosur që ta shijojë jetën në maksimum, duke i bërë dhuratë vetes një orë që nuk ka të krahasuar.

Ish-kampioni e rekordmeni i botës në boks, 50 fitore e asnjë humbje, është i rrethuar nga luksi dhe nuk e kursen veten kur bëhet fjalë për gjëra të veçanta. Dhe me dhuratën e fundit që i ka bërë vetes ka treguar se pasioni për orët është i madh.

Para disa muajsh i bëri vetes dhuratë një orë me 239 diamante, por kjo nuk e kënaqi, ndaj tani ka vendosur të ketë një tjetër orë edhe më të shtrenjtë.

Dhe për këtë arsye i është drejtuar një prej prodhuesve më të mëdhenj, Audemars Piguet, që nuk e ka zhgënjyer.

-Advertisement-

Në një mesazh në faqen e tij zyrtare “Instagram”, Mayweather shkruan: “Sa karatë ka kjo unazë-byrzylyk”, duke treguar dhuratën e re, një orë në formë gjarpri. Një tjetër çmenduri…

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera