Sport

Çfarë po ndodh me Mezanin? Drejtori i klubit sqaron situatën e fundit rreth trajnerit

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 04 November 2020

Gjilani ka mbetur pa trajnerin Gentjan Mezani tash e katër ndeshje.

“Timonieri” nga Vlora është larguar nga Kosova për arsye familjare të cilat nuk janë bërë të ditura.

Zeri.info ka biseduar ditën e sotme me drejtorin ekzekutiv të Gjilanit, Sevdail Robelli, i cili ka folur për çështjen në fjalë.

-Advertisement-

“Kemi pritur që do të vijë nesër, por nuk ka mundësi. Edhe ndeshjen e nesërme ndaj Llapit nuk e drejton Mezani. Por, sigurisht se në ndeshjen me Ballkanin do të jetë në dispozicion të ekipit”, ka deklaruar drejtori i “kuqebardhëve”, Sevdail Robelli.

Gjilanin në takimet sa ka munguar Mezani e ka drejtuar drejtori sportiv Sallah Sherifi dhe ndihmësi i Mezanit, Alban Hyseni.

Gjilani të enjten në stadiumin e saj takohet me Llapin në kuadër të xhiros në 11-të të Superligës derisa në fundjavë përballet me Ballkanin.

Ky ekip në 10-të xhirot e para ka tubuar 17 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë.

Ballkani i prinë tabelës me 25 pikë, tri më shumë se Drita që ndodhet e dyta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera