“Çështje kohe”, Vjosa Osmani në mediumin katalonas paralajmëron njohje të reja për shtetin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 16 February 2023
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për mediumin katalonas “El Periodico”, ka folur mbi progresin e Kosovës drejt strukturave evropiane si dhe njohjet që i mungojnë Kosovës nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, që po e pengojnë rrugën drejt anëtarësimit në këto struktura.
Osmani ka thënë se është çështje kohe që disa prej këtyre vendeve ta zyrtarizojnë njohjen e tyre për Kosovën, pasi tha se është punuar në këtë drejtim.
“Sa i përket pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, besoj se jemi në rrugën e duhur dhe do të gjendet një zgjidhje. Pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm, kështu që ne jemi këtu për të vazhduar të jemi shtet i pavarur dhe sovran, është vetëm çështje kohe se sa shpejt disa vende e zyrtarizojnë vendimin e tyre për të na njohur”, tha ajo për mediumin.
Ndërsa në lidhje me Rusinë dhe Serbinë, që po ashtu janë skeptike ndaj pavarësisë së Kosovës, Osmani pati një tjetër shpjegim.
“Nuk do të vendosja Rusinë dhe Serbinë në të njëjtin grup me pesë vendet e BE-së. Rusia dhe Serbia nuk e njohin Kosovën sepse kanë ide hegjemoniste dhe imperialiste. Serbia dëshiron të na shohë ne, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe vende të tjera si shtete të përkohshme dhe të kthehet në vitet ’90 përmes pretendimeve të saj territoriale”, deklaroi Presidentja Osmani.
Më poshtë intervista e plotë e Presidentes Vjosa Osmani, dhënë për mediumin “El Periodico”:
EP: 15 vjet më parë shpallja e pavarësisë. Serbia, Rusia dhe pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk e njohin Kosovën.
Osmani: Nuk do të vendosja Rusinë dhe Serbinë në të njëjtin grup me pesë vendet e BE-së. Rusia dhe Serbia nuk e njohin Kosovën sepse kanë ide hegjemoniste dhe imperialiste. Serbia dëshiron të na shohë ne, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe vende të tjera si shtete të përkohshme dhe të kthehet në vitet ’90 përmes pretendimeve të saj territoriale. Sa i përket pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, besoj se jemi në rrugën e duhur dhe do të gjendet një zgjidhje. Pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm, kështu që ne jemi këtu për të vazhduar të jemi shtet i pavarur dhe sovran, është vetëm çështje kohe se sa shpejt disa vende e zyrtarizojnë vendimin e tyre për të na njohur.
EP: Jeni pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë?
Osmani: Ne kemi sakrifikuar dhe punuar për një Kosovë të pavarur dhe sovrane dhe puna ime do të vazhdojë t’i kushtohet vetëm Kosovës së pavarur dhe sovrane. Shpallja e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës janë fillimi dhe fundi i gjithçkaje që bëj.
EP: Lufta mbaroi, por të shtënat jo. A ekziston rreziku i një përshkallëzimi të ri?
Osmani: Ka qenë vetëm një palë që ka shtënë në vitet e 90-ta dhe ka vetëm një palë që po gjuan tani dhe ajo është Serbia. Serbia është burimi i vetëm i destabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Serbia i shërben interesave të (presidentit rus Vladimir) Putin dhe Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor në mënyrë që ne të luftojmë kundër sistemeve të bazuara në vlera që janë Bashkimi Evropian dhe NATO. Sepse Rusia e di, dhe historikisht ky ka qenë interesi i saj, se nëse Ballkani Perëndimor destabilizohet, nuk mund të ketë një Evropë të bashkuar, të lirë dhe paqësore.
EP: A po bën presion lufta në Ukrainë në këtë rajon?
Osmani: Rusia po depërton përmes Serbisë. Që nga 24 shkurti, përpjekjet e Rusisë dhe Serbisë për të destabilizuar rajonin janë shtuar.
EP: Kosova ka një bazë të madhe ushtarake amerikane, a është Uashingtoni aleati i saj më i mirë?
Osmani: Uashingtoni është aleati më i rëndësishëm dhe strategjik i Republikës së Kosovës dhe ne besojmë se ky partneritet është thelbësor për të ruajtur paqen dhe sigurinë që kemi arritur, si dhe për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë tonë. Natyrisht, përveç Uashingtonit, ka shumë kombe, demokraci evropiane dhe joevropiane në mbarë botën që u bashkuan për të mbrojtur liritë themelore në Kosovë, kundër tiranisë dhe kundër gjenocidit. Unë besoj se suksesi i Kosovës është suksesi më i madh i politikës së jashtme të këtyre demokracive, e demokracive perëndimore dhe kështu duhet parë edhe sot. Prandaj Putini e urren, e urren suksesin e Kosovës. Pra, po, Uashingtoni është aleati ynë ekzistencial.
EP: A keni besim në Evropë?
Osmani: Nëse nuk do t’i zinim besë Evropës, nuk do të përpiqeshim kaq shumë për t’u bashkuar me vendet e tjera evropiane. Ndonjëherë mendoj se disa nga metodat që ata zgjedhin kundër Serbisë nuk janë të duhurat, sepse historikisht janë dëshmuar se janë të gabuara. Për shembull, unë nuk pajtohem me politikën aktive të zbutjes që shumë në Bashkimin Evropian, jo të gjithë për të qenë të saktë, por shumë, përdorin me Serbinë, sepse metodat e zbutjes ndaj autokratëve kanë dëshmuar se sjellin më shumë shkatërrim dhe jo më shumë paqe ose stabilitet.
EP: Ka shumë thashetheme për dialogun me Serbinë.
Osmani: Procesi nuk është ndalur asnjëherë. Për momentin po zhvillohet e ashtuquajtura “diplomacia shëtitëse”, në të cilën negociatorët udhëtojnë herë në Prishtinë, herë në Beograd dhe negociojnë me secilin veç e veç.
Të tjera
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...