Fokus

Burjani: VV duhet të negociojë për interes të shtetit, jo për veten

Autori: Samire Jaha 14:40 | 24 September 2026

Analisti Blerim Burjani ka kërkuar angazhim më të madh politik në ditët e mbetura për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Në një deklaratë për Gazetën Infokus, Burjani ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të angazhohet në negociata për tejkalimin e situatës aktuale.

“Gjatë kësaj periudhe kohore duhet punuar zellshëm politikisht , VV duhet të angazhohet sinqerisht për të tejkaluar problemet, për të negociuar për interes të shtetit jo për vetën e tyre”, ka deklaruar Burjani.

-Advertisement-

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, konceptohet politika në Kosovë, duke thënë se interesat partiake dhe individuale shpesh vendosen para atyre shtetërore.

“Normal se politika në Kosovë kuptohet si pazar, interes partiak e individual më së paku për shtetin, kuptohet se politika duhet të jetë zgjidhje e jo mashtrim, përvetësim, dhe mu fsheh prapa korrupisonit , aftësia është për të gjetur zgjidhje, paaftësia është me mbet kështu si është shtet në emër por jo funksional”, ka thënë ai.

I pyetur nëse një kandidat jopartiak mund të jetë rruga drejt një konsensusi për Presidentin, Burjani është shprehur skeptik për mundësinë e një presidenti realisht të pavarur.

“Më mirë partiak se sa për të gjet prap një “njeri partiak”, nuk ka besim se Kosova mund të ketë president të pavarur, shumë njerëz intelektual kanë qenë të involvuar në politik prandaj më mirë një president partiak se një të rrejshëm të pavarur dhe pa vota qytetare, mendoj se pozita e presidentit duhet të i ipet nga VV LDK dhe ministri dhe kjo dram të përfundoj”, ka deklaruar Burjani.

Sipas tij, partitë duhet të gjejnë një marrëveshje për postin e Presidentit dhe t’i japin fund situatës së krijuar.

Burjani ka paralajmëruar se vazhdimi i situatës aktuale, sipas vlerësimit të tij, mund të ketë pasoja edhe në reformat dhe politikat zhvillimore të vendit, përfshirë fushën ekonomike, sociale, shëndetësore dhe arsimin e lartë.

“Dihet pasojat vazhdojnë të mbretërojnë, paaftësia, dëmi shtetëror dhe iu bëhet dëme i konsideruar reformave dhe politikave zhvillimore, zgjidhjen e shumë problemeve ekonomike, social dhe shëndetësor dhe reformat në arsimin e lartë”, ka thënë Burjani për Infokus.

Ndërkaq, zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Nëse asnjëri kandidat nuk e merr shumicën prej 80 votash në dy votimet e para, Kushtetuta parasheh organizimin e një votimi të tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr të paktën 61 vota zgjidhet President./Gazeta Infokus/

Krizë e re apo president me marrëveshje politike, çfarë e pret Kosovën edhe 12 ditë?

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy