Çitaku: Financimi për Apel është siguruar, kërkesa e mbrojtjes ka qenë 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë
Autori: Gazeta inFokus
22:15 | 10 November 2026
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për rastin e apelimit të verdiktit të shkallës së parë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ndër të tjera, ajo tha se ka ndryshuar mënyra e komunikimit me LVV-në, teksa theksoi se ato që i kanë thënë për këtë parti, ende qëndrojnë.
“Nuk do të ishte korrekte nga ana ime që sot të them që nuk kemi një komunikim dhe një vetëdije tjetër, edhe nga ana e eksponentëve të LVV-së, të zyrtarëve më të lartë të saj. Janë një varg vendimesh që janë marrë në Komision. Jemi zotuar në konfidencialitet, shumë gjëra s’mund t’i themi publikisht”
“Por, financimi është siguruar, kjo është punë e kryer dhe këtë mund ta them. Nuk mund të flas për shuma, por gjithçka që është kërkuar nga mbrojtja… më duket se ka qenë rreth 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë, aq ka qenë kërkesa e ekipeve të mbrojtjes, dhe aq janë ndarë, ndonëse rregullorja e miratuar nga Ministria e Drejtësisë ka paraparë një shumë pothuajse përgjysmë më të vogël. Por, janë ndërmarrë masat dhe vendimi është marrë. Jemi të kënaqur me këtë pjesë”, deklaroi Çitaku, në Rubikon të Klan Kosova,.
Sipas saj, “Aleanca na ka mbështetur pa asnjë kusht. Pa asnjë kusht. Na ka mbështet në çdo përpjekje. E di që ata nuk e kanë bërë për ne, e kanë ditë se kjo nuk është për PDK-në, është për një vlerë shumë më të madhe pjesë e së cilës kanë qenë edhe ata vetë”.
Çitaku tha se ende nuk i ka takuar ish-krerët e UÇK-së pas verdiktit, por theksoi se shumë shpejt do ta bëjë një gjë të tillë.

T� tjera
-
Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se...
-
Elshani viziton njësitë kufitare, në fokus siguria dhe sfidat në terren
Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Els...
-
Zemaj: Për dallim nga politika e jashtme, drejtësia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik nuk mbulohen me propagandë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeveris...
-
Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e fëmijëve, në Samitin e Parisit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bash...
-
Konsullata e Kosovës në New York mbyllet të mërkurën, njofton qytetarët për rastet emergjente
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York do të jetë e mb...
-
3,500 zogj brojlerë, therje hallall dhe mish i freskët- njihuni me fermerin nga Drenasi
Në fshatin Krajkovë të Drenasit, fermeri Xhemajl Bytyqi ka ndërtuar një vepri...
-
VV-ja kërkon nga Prokuroria hetimin e Ramës për mbi 2 milionë eurot e shpenzuara jashtë destinimit
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka reaguar pas gjetjeve të Zyrës K...
-
Hegseth përmend Kosovën, teksa mbrohet pas nismës për shkarkimin e tij
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përmendi ndërhyrjen ushtarake n...
-
Bogujevci: Projekti kryesor i Teatrit të Operës dhe Baletit, drejt finalizimit
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka bërë të di...
-
Abdixhiku shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të IRI-t ndaj LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim drejtorin e lartë për ...
-
Mehaj uron 251-vjetorin e Trupave të Marinës Amerikane: Krenar që shërbeva krah për krah me ju
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka uruar 251-vjetorin e the...
-
Plagosen me ar*më zjarri dy persona në Gjakovë, i dyshuari arrestohet, sekuestrohet një push*kë automatike
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e Gjakovës, konfirmoi se sot rreth orës...
































