Elshani viziton njësitë kufitare, në fokus siguria dhe sfidat në terren
Autori: Gazeta inFokus
22:47 | 10 November 2026
Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Elshani, të martën ka realizuar një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare- Jugu.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj vizite, Elshani ka vizituar stacionet policore kufitare dhe disa pika kyçe në terren, ku është informuar nga afër për gjendjen e sigurisë, aktivitetet operacionale, kushtet e punës dhe sfidat me të cilat përballen njësitë policore në këtë rajon.
Gjatë takimeve është diskutuar për nevojat operacionale, përmirësimin e kushteve të punës, forcimin e kapaciteteve policore, si dhe avancimin e masave për mbikëqyrjen dhe kontrollin efektiv të kufirit.
Sipas Policisë, vizita kishte për qëllim njohjen e drejtpërdrejtë me gjendjen në terren, identifikimin e sfidave dhe vlerësimin e nevojave për rritjen e sigurisë kufitare.
Po ashtu, është synuar krijimi i kushteve më të favorshme për qytetarët që jetojnë në zonat kufitare.
“Kjo vizitë e realizuar pas marrjes së detyrës të Veton Elshanit si Drejtor i Departamentit për Kufi, kishte për qëllim njohjen e drejtpërdrejtë me gjendjen në terren, identifikimin e sfidave dhe vlerësimin e nevojave për përmirësimin e mëtutjeshëm të sigurisë kufitare, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme për qytetarët që jetojnë në zonat kufitare”, thuhet në njoftim.

T� tjera
-
Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se...
-
Zemaj: Për dallim nga politika e jashtme, drejtësia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik nuk mbulohen me propagandë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeveris...
-
Çitaku: Financimi për Apel është siguruar, kërkesa e mbrojtjes ka qenë 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për rasti...
-
Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e fëmijëve, në Samitin e Parisit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bash...
-
Konsullata e Kosovës në New York mbyllet të mërkurën, njofton qytetarët për rastet emergjente
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York do të jetë e mb...
-
3,500 zogj brojlerë, therje hallall dhe mish i freskët- njihuni me fermerin nga Drenasi
Në fshatin Krajkovë të Drenasit, fermeri Xhemajl Bytyqi ka ndërtuar një vepri...
-
VV-ja kërkon nga Prokuroria hetimin e Ramës për mbi 2 milionë eurot e shpenzuara jashtë destinimit
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka reaguar pas gjetjeve të Zyrës K...
-
Hegseth përmend Kosovën, teksa mbrohet pas nismës për shkarkimin e tij
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përmendi ndërhyrjen ushtarake n...
-
Bogujevci: Projekti kryesor i Teatrit të Operës dhe Baletit, drejt finalizimit
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka bërë të di...
-
Abdixhiku shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të IRI-t ndaj LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim drejtorin e lartë për ...
-
Mehaj uron 251-vjetorin e Trupave të Marinës Amerikane: Krenar që shërbeva krah për krah me ju
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka uruar 251-vjetorin e the...
-
Plagosen me ar*më zjarri dy persona në Gjakovë, i dyshuari arrestohet, sekuestrohet një push*kë automatike
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e Gjakovës, konfirmoi se sot rreth orës...





























