Rozë

Brenda festës së ditëlindjes së 31-të të Lindsay Lohan (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 06 July 2017

Aktorja e njohur, Lindsay Lohan duket se di të festojë ditëlindjet me stil.

Lohan e ka festuar ditëlindjen e saj të 31-të në Mykonos të Greqisë nga ku ka ndarë disa fotografi.

“Ditëlindje e qetë dhe e bekuar me partnerin tim të jetës”, ka shkruar Lohan poshtë videos ku shihet me mikun dhe menaxherin e saj, Scott Carlsen i cili kishte edhe organizuar festën për aktoren dhe miq të tjerë.

-Advertisement-

Derisa në fotografinë e postuar nga menaxheri i saj, duket se aktorja për ditëlindjen e saj ka fryrë qirinjtë në një torte në formë të jahitit.

“Urime ditëlindjen për më të mirë. Dashuri, për tërë jetën”, kishte shkruar ai.

Javën e kaluar, Lohan kishte shpërndarë në llogarinë e saj në Twitter disa fotografi ku shiheshin ftesat për këtë festë e që dukej se aty ishte ftuar edhe Britney Spears, Paris Hilton dhe Beyonce

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera