Borxhi publik i Kosovës arriti në 1 miliardë e 682 milionë euro në vitin 2021, u rrit 13 % më shumë nga ai i një viti më parë

Autori: Gazeta inFokus
11:12 | 02 November 2022
Buxheti i Kosovës për shkak të pavetëmjaftueshmërisë për të mbushur arkën e shtetit vetëm me të hyrat e rregullta, është i detyruar të financohet edhe nga huamarrjet e brendshme dhe të jashtme. Shuma totale e borxhit publik shtetëror të Kosovës nga këto huamarrje në fund të vitit 2021, kishte arritur në 1 miliardë e 682 milionë e 890 mijë euro gjithsej.
Borxhi publik i Kosovës në fund të vitit 2021, ka arritur në 1 miliardë e 682 milionë e 890 mijë euro.
Në bazë të të dhënave të shpalosura në raportin vjetor auditues nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), e gjithë kjo shumë barazohet me 22 për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV) të Kosovës, përcjell Buletini Ekonomik.
Në raport me vitin e kaluar (2020), borxhi i përgjithshëm publik për vitin referues 2021, ka shënuar rritje prej 195 milionë e 200 eurove apo rreth 13% më shumë.
Sipas ZKA-së, prej shumës totale të borxhit, që ishte mbi 1 miliardë euro, 576 milionë e 750 mijë euro janë borxhe të jashtme (ndërkombëtare), kurse 1 miliardë e 106 mijë janë borxhe të brendshme.
Të dhënat në tabelë, të publikuara nga ZKA-ja, tregojnë se pjesa më e madhe e borxheve në masën prej 65.73% janë nga huamarrja e brendshme, ndërsa borxhet e ndërkombëtare marrin pjesë me 34.27% në totalin e borxhit të përgjithshëm.
Pra, në raport me vitin paraprak borxhi i përgjithshëm është rritur për 195,200,000 euro, me ç’rast borxhi ndërkombëtar është rritur për 50,950,000 euro, ndërkaq borxhi i brendshëm për 144,240,000 euro.
Gjatë analizave të kryera, ZKA konfirmon se gjatë vitit 2021 është identifikuar mosefikasitet në shfrytëzimin e fondeve të marra si hua të jashtme. Sipas tyre, ky mosefikasitet ishte kryesisht rezultat i problemeve me shpronësimet te projektet e infrastrukturës, ndarjeve buxhetore të paharmonizuara me dinamikën e projektit, vështirësitë në konsolidimin e njësive zbatuese të projekteve në procesin e rekrutimit dhe mbajtjes së stafit, futjes në buxhet të disa projekteve për të cilat marrëveshjet për kreditë nuk ishin ratifikuar në Kuvend si dhe efektet që ka shkaktuar pandemia Covid-19.
Ndërkohë, e gjithë portofolio e borxhit të përgjithshëm shtetëror/publik në fund të vitit 2021, është përbërë nga borxhi i brendshëm, ai ndërkombëtar, si dhe dy garanci shtetërore. Garancitë shtetërore, në këtë rast paraqesin detyrime të mundshme dhe ato bëhen borxhe faktike vetëm në rastet kur subjekti publik, dështon të paguajë obligimet kontraktuese të garantuara. Deri më tani, Republika e Kosovës nuk ka borxh komunal dhe as garanci komunale të emetuara, derisa, Qeveria, sipas ZKA-së, aktualisht ka garancione shtetërore në vlerë prej gjithsej 30 milionë e 630 mijë eurove.
Sipas Ligjit për Borxhet Publike nr.03/L-175, është përcaktuar që në asnjë rast shuma e kryegjësë e papaguar e borxhit të përgjithshëm nuk duhet të tejkalojë dyzet për qind (40%) të BPV-së së një vendi. Sipas Auditorit të Përgjithshëm, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, për vitin 2021 ka respektuar në tërësi limitin e lejuar ligjor për marrjen e borxheve publike, ku në këtë vit borxhi i përgjithshëm në raport me BPV-në ishte 21.92%.
Ndryshe, Kosova ka filluar të marrë borxhe ndërkombëtare që nga viti 2009, ndërsa prej vitit 2012 ka filluar edhe me marrjen e borxhit të brendshëm përmes emetimit të letrave me vlerë.
Borxhi i brendshëm përkufizohet si borxh shtetëror i cili i nënshtrohet ligjeve të Republikës së Kosovës ndërsa borxhi ndërkombëtar si borxh shtetëror i nënshtrohet marrëveshjeve me qeveritë e huaja, agjencitë qeveritare, organizatat ndërkombëtare financiare apo organizata dhe kompani tjera të huaja në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, traktateve, konventave apo marrëveshjeve tjera të ngjashme të cilat i nënshtrohen ligjeve të një juridiksioni legal përveç atij të Republikës së Kosovës. /Buletini Ekonomik/

Të tjera
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...