Skandal energjetik/ 1.13 milionë euro për bartjen e rrymës brenda një dite, Ymeri shpërthen ndaj qeverisë: “Kurti po punon, por jo për ne”
Autori: Gazeta inFokus
10:55 | 08 July 2025
Data 5 prill 2025 ka shënuar një tjetër kulm të paprecedentë në krizën energjetike në Kosovë.
Inxhinierja Janina Ymeri ka reaguar ashpër ndaj çmimit marramendës prej 1,137,643.59 euro, të paguar për bartjen e energjisë elektrike vetëm për një ditë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Ymerit, kjo shumë është 85 herë më e lartë sesa çmimi për bartje një ditë më herët, më 4 prill, një shifër që vë dyshime të thella për një abuzim të rëndë dhe të paarsyeshëm financiar.
“1.13 milionë euro për një ditë bartje rryme? Për çfarë? Për kë? Ky është skandali i radhës që po e varfëron qytetarin, ndërsa pushteti hesht”, ka shkruar Ymeri në reagimin e saj, duke shtuar:
“Albin Kurti në detyrë po punon – por jo për ne!”
Ajo ka ngritur dyshime serioze për planifikim të qëllimshëm të kësaj krize, duke vënë në pah se vendime të tilla po e rëndojnë buxhetin publik dhe po i japin përfitime të majme interesave e kompanive të caktuara në sektorin energjetik.
Ky zhvillim ishte vetëm disa ditë para se çmimi i bartjes së rrymës të rritej për 48 fish me 9 prill, në përputhje të çuditshme me ndaljen e papritur të dy blloqeve kryesore të KEK-ut.
Gazeta Infokus kishte raportuar ekskluzivisht për rënien e të gjitha blloqeve në KEK dhe që si asnjëherë më parë KEK-u për 24 orë kishte nominuar zero energji elektrike.
Infokusi siguron edhe dëshmi, për herë të parë pas luftës ZERO prodhim nga KEK-u
Bie sërish blloku A3, KEK-u deklaron se po prodhon 400 mw energji përmes vetëm dy blloqeve

T� tjera
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...
-
Rreth 2,500 konsumatorë të Prishtinës mbesin pa energji elektrike
KEDS ka njoftuar se si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth...
-
Rriten shqetësimet financiare në Zvicër, 38% e të punësuarve përballen me vështirësi ekonomike
Situata financiare e një pjese të konsiderueshme të punonjësve në Zvicër ësht...
-
Ky është personi që u vra sot në Suharekë në sytë e vajzës së mitur dhe gruas
Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri mesditën e së mërkurës, ...
-
Vdes Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur Qumili
Është ndarë nga jeta Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur kosovar...
-
Partia Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e partisë së Vuçiqit
Kryesia e Partisë Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e përkohshëm...
-
BBC: Trump shtrëngon duart me Putinin dhe Xi Jinping para bisedimeve historike në Kinë
Të mërkurën, Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan për herë të parë pas më...
-
Kush është polici që e shoqëroi sot Jakup Krasniqin? I njëjti ishte edhe me Thaçin vitin e kaluar
Jakup Krasniqi ka qenë sot në Kosovë, nën përcjelljeve e shumë njësiteve të G...
-
Projektligji për diplomacinë, Ministri ia merr Presidentes kompetencën për emërimin e konsujve të përgjithshëm
Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës parasheh ndryshime të rë...
-
Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ftuar në emisioni...
-
Komuna e Vushtrrisë apelon për kujdes nga erërat e forta
Duke pasur parasysh erërat e forta që po mbizotërojnë aktualisht në Vushtrri ...
































